Autoria dhe një ndër moderatoret më të mira të televizionit Agon Channel Romina Ruda është larguar perfundimisht nga ky kanal.
Ylli i emisionit Agon Land ka dhënë dorëheqjen me dëshirën e saj nga televizioni dhe nga programi që ajo e donte aq shumë Agon Land. Burimet tona brënda televizionit Agon Channel na bëjnë të ditur se biondia është larguar për arsye personale.
Agon Land u rrit shumë si emision në saj të Rominës duke qenë dhe autore e këtij programi i cili kishte arritur një nivel të lartë cilësie dhe shikushmërie. E kontaktuar nga Info Media Albania, Romina nuk ka dashur të prononcohet për mediat dhe ti bëjë të ditur arsyet e largimit nga televizioni Agon Channel. Po burime të tjera të sigurta na bëjnë të ditur që Romina ka marrë oferta pa fundë për të drejtuar emisione të ndryshme në televizionet më të mirë shqiptar.
Nuk e dimë ende nëse Rominën do e shikojmë në ndonjë kanal tjetër. Agon Land do vazhdoj sezonin veror me SumerLand me Endriku dhe Rozën në terren dhe Ajsin në studio, e ndërsa mungesa e Rominës do ndihet shumë në këtë emision.
IMA / G. Qerimi