Emisioni i suksesshëm, i pari dhe i vetmi në llojin e tijë, ”Njerëz të Humbur“ i gazetares Aida Shtino këtë sezon ka ndaluar transmetimin ne ekranin e RTSH.
Emisioni i shumëndjekur me në qëndër fatet e njerëzve të humbur prej kohësh nuk është me pranë publikut të tijë. Një emision që ka dëshmuar prej vitesh se egziston ende dashuri dhe shpresë për të afërmit dhe familjarët që ende i mban gjallë shpresa për të takuar të dashurit e tyre. Ne krye të këtij emisioni ka qënë një grua e hekurt e cila ka përballuar çdo vështirësi që ky emsion mbart duke e çuar vite me rradhë përpara. Dikush e ka dashur, e dikush jo por vullneti i hekurt i gazetares Shtino ka kalur çdo kufi.
Info Media Albania, e nisur edhe nga kërkesat e publikut që na ka shkruar vazhdimisht për arsyen e ndërprerjes së transmetimit, u interesua duke kontaktuar me moderatoren dhe ideatoren Aida Shtinon.
Ja si i është pergjigjur ajo pyetjes tonë për të ardhmen e emisionit Njerëz të Humbur:
Me kënaqësi do të tregoja, por për momentin nuk ka diçka konkrete dhe kjo jo për fajin tim, por për shkak të rrethanave të tjera… Gjithsesi emisioni do të vazhdojë dhe ju siguroj se kur të jemi në transmetim sigurisht që besoj se do tiu suprizojmë si çdo herë me risi të shumta në emision. Shpresoj kjo të ndodhi shumë shpejt, pasi edhe une kam obligim ndaj publikut i cili më kerkon vazhdimisht, por që edhe mua më mungon shumë…
Le të shpresojmë që rikthimi i “Njerëz të Humbur” të jetë sa më i afërt.
IMA / G. Qerimi









pershendetje
ish nje vullnet aq i madh qe te bashkepunosh me nje idol te gjitha kohrave e sidomos gjat 10 viteve te plota me shum emocione lot gezim e shum suprizave qe dashura aida i bashkonte familjaret dhe shum zemra i bashkonte qe vuanin shum por qe te them
strohet pytja??????? po te ishte e dashura aida ne vendet e huja do te shperblehej me nje qmim te qmueshem shpresoj nje dit do te khehet ne opinjon e dushura e familjare qe shum e presin me pa durim