Ish-aktorja e “Al Pazar”, Rudina Dembacaj, e njohur për publikun shqiptar për rolin e saj të famshëm “AJA”, ka marrë një propozim shumë të veçantë për martesë.
I fejuari i aktores së humorit ka gjetur një mënyrë tepër interesante dhe shumë romantike për t’i propozuar asaj, në disa foto të varuara me disa nga momentet e tyre më të bukura, ku pas fotove ishte shkruar edhe pyetja e aq shumë pritur mesa duket prej saj: “Do të martohesh me mua, buf?”, dhe përgjigjia e aktores ka qënë: “Po, dua!”
Rudina ka zgjedhur ta ndajë këtë moment tepër emocionues me ndjekësit e saj në “Instagram”.
Aktorja dhe i fejuari i saj kanë vendosur të martohen më 30 Qershor të këtij viti.
Epo, të trashëgohen dhe jetofshin gjithmonë të lumtur!