IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Akademia Botërore” seriali vizatimor i RAI zbarkon në Vizion Plus

by Rezalt Justin Kasaj
2017/03/29
in Serial
Reading Time: 5 mins read
A A
“Akademia Botërore” seriali vizatimor i RAI zbarkon në Vizion Plus

Duke filluar nga 3 Prilli, shikuesit e vegjël të ekranit do të shikojnë në Vizion Plus, një tjetër serial të animuar premierë kësaj here me origjinë nga vendi fqinj Italia.

ADVERTISEMENT

Akademia Mbretërore” është një film vizatimor, i krijuar nga Iginio Straffi, prodhuar në studiot Rainbow S.r.l. Seriali u shfaq për herë të parë në Ray Yo Yo, me 21 maj, 2016. Në Amerikë, transmetimi i tij nisi më 13 gusht, 2016 nga Nicklodeon. Në Kanada, transmetimi nisi në YTV më 3 dhjetor, 2016. Dublimi në anglisht u realizua nga New York-based 3Beep dhe DuArt Film and Video.

Sinops
Te gjithe e njohim historine e heronjve te perrallave, por jo te gjithe e njohin aventuren me te madhe te jetes se tyre: ata tashme jane plakur! dhe per ta rrefyer historine e tyre tek brezat e ardhshem, kane vendosur te ribashkohen e te krijojne nje shkolle: Akademia Mbreterore.

“Akademia Mbreterore” eshte nje serial i animuar me tone shume ironike e argetuese frymezuar nga perrallat me te dashura te te gjitha koherave. Fryt i shume viteve kerkimi krijues e te nje teknike inovative animacioni, “Akademia Mbreterore” karakterizohet nga personazhe te forte e nje te historie teper terheqese qe riviziton çelesin e shume prej perrallave me te famshme, te fokusuar tek aventurat e Rozes, nje adoleshente mese normale qe ka mbi te gjitha dy pasione: perrallat dhe kepucet me ulje!

Roza eshte studentja me e re e Akademise Mbreterore, shkolla e themeluar nga heronjte e medhenj te perrallave, qe tashme jane plakur, dhe per te kaluar historite e tyre tek brezat pasardhes kane vendosur te krijoje nje akademi. Pikerisht ketu, Roza do te zbuloje qe eshte mbesa e Hirushes, Drejtoreshes se Akademise Mbreterore. Ajo do te behet pjese e nje toke mrekullish, magjish, princeshash e dragonjsh. Se bashku me miqte e saj te rinj e shoket e klases, Rosa do te perjetoje aventura te pabesueshme per te mbrojtur token e perrallave nga brezat e meparshem te te keqinjve te debuar me pare nga toka e te privuar nga magjia e gjysherve dhe gjysheve, dikur heronj perrallash. A do te arrije qe, se bashku me miqte e saj te rinj te ndale te keqinjte e perrallave, njehere e nje kohe te debuar nga toka, qe tashme kerkojne menyrat per te vene ne zbatim planet e tyre ogurzeza? Gjenerata e re e heronjve te perrallave a do t’ia dale te siguroje “fundin e lumtur” ashtu sikurse edhe gjysherit e tyre te famshem?

Tashme te keqinjte rikthehen t’iu bashkuar shtrigave qe jetojne ne token e perrallave, duke kerkuar ne kete menyre te kalojne portat magjike te ruajtura nga gardianet Dragonj. Te keqinjte udhehiqen nga Viki, mbesa secret e Shtriges se keqe, qe frekuenton fshehurazi Akademine Mbreterore. Viki kerkon te marre kontrollin e Portes Magjike per te beret e mundur futjen e te keqinjve ne token e perrallave. Roza Cenerentola, Hawk Biancaneve, Travis la bestia, Joy Ranocchio dhe Astoria Raperonzolo jane studentet e rinj te Akademise Mbreterore, te gjithe te etur per te qene heronjte e gjenerates se re, te shpetojne vajzat te rrezik, te fluturojne bmi dragonje e te sfidojne shtrigat e liga.

 

Personazhet

Roza Hirushja është një vajzë e zakonshme nga planeti Tokë, e cila gjen një çelës që të çon në tokën e përrallave, atje ku përrallat kthehen në realitet. Ajo shkon në një shkollë prestigjioze që quhet “Akademia Mbretërore”. Roza zbulon se është mbesa e drejtoreshës së shkollës, Hirushes. Ajo është optimiste dhe adhuron përrallat dhe këpucët. Ajo ka një shkop magjik dhe përdor magjinë e kungujve për t’i kthyer ata në karroca.

Astoria Rapunzela është mbesa e Rapunzelës dhe ashtu si gjyshja e saj, edhe ajo ka flokë shumë të gjatë. Ajo adhuron librat dhe është perfeksioniste. Astoria përdor magjinë e kullave.

Xhoi Bretkosa është mbesa e Bretkosës. Ajo adhuron insektet, duke harruar që çdokush që e rrethon atë, i ka inat ato. Xhoi i do shumë shokët dhe shoqet dhe i mbështet gjithmonë idetë e tyre, cilatdo qofshin ato. Ajo përdor magjinë për t’i kthyer njerëzit (edhe veten) në bretkosa.

Hok Borëbardha është nipi i Borëbardhës. Ai mendon se është heroi i përrallave dhe i duket vetja si Princi i Kaltër. Heroizmi i tij i tepruar i fut shpesh në telashe atë dhe miqtë e tij. Hoku përdor magjinë e dëborës për të ngrirë njerëz dhe sende.

Trevis Bisha është nipi i Bishës. Ai është tip i qetë dhe i tërhequr. Ama kur zemërohet, kthehet në një bishë të vërtetë. Ai përdor magjinë e furisë për të krijuar tornado dhe uragane të fuqishme.

ADVERTISEMENT

Viki Bishtfshesa është një nxënëse, e cila bën plane hileqare dhe pretendon të jetë shtriga e përrallave. Por planet e saj pengohen gjithmonë nga Roza dhe shokët e saj.

Ruby Gjysmëmotra është shoqja e Vikit dhe zakonisht e ndihmon të realizojë planet e saj djallëzore.  Ajo pëlqen Hokun. Nga vetë mbiemri i saj, kuptohet se mund të jetë pasardhëse e njërës prej motrave të Hirushes.

Sajrus Bishtfshesa është kushëriri dhe miku i Vikit. Ai është dembel i madh dhe i pëlqen shumë të flejë, edhe gjatë orëve të mësimit.

 

Stafi

Hirushja është drejtoresha e shkollës. Pasi ia ka dalë të mposhtë njerkën dhe motrat e saj, Hirushja nuk ka frikë të flasë hapur tani që është bërë gjyshe. Asaj i pëlqen të organizojë ballo. Ashtu si mbesa e saj, Roza, edhe ajo i adhuron këpucët

Mësues Bisha është një mësues fizkulture shumë i ashpër. Ai i ndëshkon nëse shkelin sadopak rregulloren e shkollës. Por përtej sjelljes së tij, fshihet një zemër e mirë dhe një dashuri e madhe.

Mësuese Borëbardha, është një mësuese strikte, e cila përpiqet të zbulojë rrengjet e Rozës dhe shokëve të saj. Ajo adhuron mollët.

Doktor Bretkosa është mësuesi i lëngjeve magjike. Ka një pamje serioze, por shpesh duket qesharak. Kur ndodh ndonjë gjë e pazakontë gjatë mësimit, ai e humbet toruan fare.

Mësuese Rapunzela është mësuesja e letërsisë. Meqë ka kaluar shumë kohë në kullën e saj, i pëlqen shumë të flasë dhe të mburret për librat e saj.

Mësues Ujku është një ujk antropomorf, i cili vishet gjithmonë bukur dhe pastër dhe ka një sjellje të shkëlqyer. Ai jep mësim lëndët e kalorësisë dhe heroizmit dhe detyrat e tij shpesh kthehen në aventura për nxënësit. Megjithatë, ato detyra kanë edhe një anë të errët.

Mësuese E Bukura është mësuesja e vizatimit. Ajo është shumë e sjellshme dhe e dashur. Ajo është e gatshme të flasë për orë të tëra duke i këshilluar të gjithë.

 

Nxënës të tjerë

Gerald Rosaku i Shëmtuar është nipi i rosakut të shëmtuar. Ai është i pakënaqur me pamjen e tij dhe një ditë, do të bëhet si gjyshi i tij. Geraldi është i ndrojtur dhe ka probleme me vetëvlerësimin.

Balena Fin është nipi i balenës së Sinbadit. Ai është i ngathët dhe nuk bën asgjë për ta fshehur natyrën e tij.

Lina Gishtëza është e vogël, por trime, si gjyshi i saj, Gishtoja, dhe nuk i trembet syri nga asgjë.

Odeta Mjellma është mbesa e Mjellmës. Dikur, gjyshja e saj ka qenë princesha Mjellmë dhe Odeta ka trashëguar edhe titullin e saj. Ajo jo vetëm kërcen shumë bukur, por madje kërcimi është arsyeja e jetës së saj.

Pinokja është kukulla e qeshur, mbesa e Pinokut. Ajo do të thotë gjithmonë të vërtetën dhe nuk i beson gënjeshtarët.

Violeta Shreku është mbesa e Shrekut dhe nuk i ka lënë gjë gjyshit të saj…

Ling Lingu është rritur duke u stërvitur për të qenë një luftëtare e përsosur dhe nxënëse e shkëlqyer. Ajo nuk merr vesh fare nga  moda, kërcimi apo romanca.

Tags: akademia boteroreAnimeRairai yoyoreal academyregal academy
Previous Post

Këto fakte nuk i dinit për J.K. Rowling, krijuesen e Harry Potter!

Next Post

Ekranet LED 4K do zëvendësojnë projektorët në kinema?

TË NGJASHME

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur
Serial

Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur

Shtatori sjell një valë të re premierash në Netflix, nga rikthimi i “The Gentlemen” te një kapitull i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2026
RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”
Serial

RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”

RTSH po përgatit një prej paketave më ambicioze të serialeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Në spotin e sezonit të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare
Serial

Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Bota e televizionit amerikan është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit James Van Der Beek, i...

by IMA Redaksia
Shk 12, 2026
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan
Serial

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan

Industria e televizionit turk është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit Görkem Arslan, i cili u...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Next Post
Ekranet LED 4K do zëvendësojnë projektorët në kinema?

Ekranet LED 4K do zëvendësojnë projektorët në kinema?

Vizion Plus pas shumë vitesh sjell një serial për adoleshentë

Vizion Plus pas shumë vitesh sjell një serial për adoleshentë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA