Maisie Williams, aktorja e cila tek ”Game of Thrones” luante një nga personazhet më interesantë, Arya Stark, ka thënë së fundmi se seriali mund të kishte pasur një fund tjetër. Ndjekësit besnikë të serialit sigurisht e mbajnë mend fundin aq shumë të diskutuar të tij dhe pjesën ku Arya vrau “The Night King” aka personazhin më të keq të serialit, por që nuk ishte edhe aq i keq apo jo? Kjo bëri të mundur që kërcënimi i “White Walkers” të mbaronte dhe Daeneerys Targaryen ju hap rruga për të marrë King’s Landing. Nëse po e lexoni këtë artikull dhe nuk po kuptoni gjë, nuk është për ju.
Përfundimi ishte që Arya Stark ishte “Princi i Premtuar”, titull që shumë ndjekës të serialit dhe lexues të librave të George RR Martin, prisnin të ishte i Jon Snow (Kit Harrington). Më i surprizuari nga të gjithë për këtë fund mesa duket ka qenë pikërisht Harrington, të cilit i është thënë se ngjarjet nuk do të zhvillohesin kështu.
Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, Maisie tha se aktorit i ishin dhënë disa informacione konfidenciale nga producentët, se personazhi i tij do ishte ai që do të vriste “The Night King”. Por gjatë zhvillimit të historisë mesa duket kanë vendosur ta ndryshojnë.
”Ai priste gjithmonë që të ishte heroi i serialit, madje i kishin thënë që në sezonin e tretë që në fund do ta vriste ai “The Night King”. Por pastaj lexoi skenarin dhe kishte qenë Arya gjatë gjithë kohës”- tha aktorja.
E pyetur për arsyen pse David Benioff dhe DB Weiss vendosën ta bëjnë këtë ndryshim, ajo tha se fundi i parë ishte shumë i parashikueshëm.
Dhe me Arya-n që ishte heroina e betejës më të madhe të serialit, në fakt ishte një fund shumë interesant. Edhe pse fundi i “Game Of Thrones”, i gjithë serialit, ishte ndoshta më i keqi i të gjithë historisë së serialeve.








