Aktorja e njohur e “La Casa Del Papel” infektohet me COVID-19

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Gjatë këtyre ditëve janë zbuluar emra të ndryshëm të njohur ndërkombëtarë, të infektuar me ‘Covid 19’. Listës së gjatë i është bashkuar dhe aktorja e njohur e serialit ‘La Casa De Papel’, Itzar Ituno, e cila luan rolin e inspektores Raquel.

“Është zyrtare që nga e premtja pasdite kam simptoma, temperaturë dhe kollë të thatë. Sot mora përgjigjen e testit dhe është ‘Corona Virus’. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”, shkruan aktorja në postimin e saj të fundit në ‘Instagram’ ku ka zbuluar dhe një foto të sajën nga vetizolimi.

Kujtojmë se premiera e sezonit të ri të serialit ‘La Casa de Papel’ që theu rekorde shikueshmërie në platformën ‘Netflix’ është në datën 3 prill.