IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Albana Osmani në një film Hollivudian

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Albana Osmani në një film Hollivudian

Një projekt i madh Hollywood-ian do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e të gjithë botës. Lajmi bëhet i ditur ekskluzivisht për Anabel.al nga Mercury Films, kompania filmike që do të sjellë në jetë këtë film, që parashikohet të jetë projekti më i madh kinematografik ndonjëherë në Shqipëri. ‘Lazarat Burning’ do të ketë në kastin e tij aktorë të shquar të Hollywood-it por jo vetëm; aktorë shumë të njohur rusë do të jenë pjesë e këtij kasti, si edhe disa emra të njohur të ekranit shqiptar. Albana Osmani, moderatorja e ‘Fiks Fare’, do të debutojë në këtë film për herë të parë si aktore me një rol shumë të rëndësishëm për ngjarjen e filmit. Bashkë me të, do të luajnë edhe Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi e Blerim Destani, të 3 emra të njohur të fushës së filmit.

ADVERTISEMENT

Producentët e Mercury Films, Issa Zaroui, Salim Zaroui, Marco Balsamo e Mark Crawford nisën në janar të 2016-ës ekspeditën e tyre shqiptare; ‘Lazarat Burning’ do të shfaqë një Shqipëri krejt ndryshe; larg hiperbolizimeve, në këtë film rrëfehen shqiptarët që luftojnë për idealet, mes gjiththçkaje u është dashur të kalojnë. Një Shqipëri me njerëz shpirtmëdhenj, pavarësisht dramave e rrethanave të pazakonta, do të shfaqet për publikun në të gjithë botën prej qershorit të 2017-ës. ‘Skenari frymëzohet nga një ngjarje e vërtetë, që zë vend në zemër të Shqipërisë’ shkruan Mercury Films në letërnjoftimin e tyre zyrtar për Anabel.al.

Në qendër të subjektit, Bujar Sava: dëshmitar i vdekjes tragjike të prindërve të tij pas katastrofës së skemave piramidale në vitet ’90, me t’u rritur bëhet pjesë e forcave të policisë me synimin për të shkatërruar kreun e mafies së Lazaratit. Ndërsa disa emra të mëdhenj të kastit janë lënë ende sekretë, janë zbuluar disa prej aktorëve rusë, të cilët janë emra shumë të njohur, si Konstantin Khabensky, aktor në ‘Wanted’; Elizaveta Boyarskaya, e cila portretizon Anna Karenina-n; Dmitry Nagiyev, aktor dhe prezantues i njohur i televizionit rus apo ylli i ri, Ivan Makarevich. Rolet që do të kenë aktorët shqiptarë apo të huaj nuk janë publikuar ende.

ADVERTISEMENT

‘Kemi bërë bashkë një skuadër të shkëlqyer, të cilët po punojnë pa u lodhur për të arritur më të mirën e këtij projekti’, është shprehur Issa Zaroui, drejtor ekzekutiv i Mercury Films. Kjo kompani ka realizuar më parë filma si ‘Black Hawk Down’, si edhe produksione për marka si Ford, Walmart apo Heineken. Për të dhëna të mëtejshme, vizitoni sajtin mercuryfilms.net.

Rastësia që çoi Albana Osmanin në Hollywood

Aktorë të shquar të kinemasë botërore do të bashkohen në këtë film, ngjarjet e të cilit janë kryekëput shqiptare. Për një projekt të tillë, producentët e Mercury Films, Issa Zaroui, Salim Zaroui, Marco Balsamo dhe Mark Crawford vizituan Shqipërinë, për t’u njohur me terrenin, kulturën dhe gjithçka tjetër u shërbente për një realizim cilësor, siç veprojnë shtëpitë kinematografike të Hollywood-it. Teksa ishin ulur në një prej kafeneve të Tiranës, ata vunë re një vajzë, e cila u tërhoqi vëmendje, pasi kishte portretin e duhur për njërin prej roleve më emocionale në film.

‘Po pinim kafe me një miken time, Donika Bardhën, ndërsa producentët e Mercury Films ishin ulur tek një tavolinë pranë nesh’, rrëfen Albana Osmani për Anabel.al, ‘Unë e kam për natyrë të flas me ekspresivitet, dhe mbase kjo u ka bërë përshtypje. Mu afruan pa e ditur se unë punoj në televizion, e gjëra të tilla… U takuam, dhe pa më thënë asnjë detaj, më thanë se portreti im u dukej i përshtatshëm për një karakter që duhej në film. Më pas, kur u tregova se kisha një përvojë shumëvjeçare në ekran, u ndienë shumë mirë, pasi kjo do të thoshte se mund të komunikoja natyrshëm me kamerat’

‘Personazhi im do të fokusohet shumë tek portreti. Portreti duhet të jetë pjesa më shprehëse’, ka dhënë Osmani disa detaje për Anabel.al, ‘Për mua është një dimension tjetër, paçka se përvoja në televizion më ka familjarizuar me kamerat, sidomos në ‘Fiks Fare’ ku aktrimi është një pjesë e rëndësishme. Si aktore ndihem gati edhe entuziaste!’

‘Por ajo që më emocionon më tepër është se ky film do të përshkruajë një pjesë të kalvarit që ka kaluar vendi im, Shqipëria. Kësaj radhe do të tregohet një Shqipëri e vërtetë, ashtu siç është, me gjithçka ka kaluar në vitet ’90, e gjithashtu do të tregojë se ka njerëz këtu, të cilët luftojnë për ideale dhe për një vend më të mirë’

Tags: Albana OsmaniBlerim DestaniErmal MamaqiJonida VokshiLazarat Burning
Previous Post

“Lufta e Nuseve”, nesër në episodin e katërt do të ndiqni një finale ndryshe | VIDEO

Next Post

Sonte në “Fate të Kryqëzuara” – 6/03/2016

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Sonte në “Fate të Kryqëzuara” – 6/03/2016

Sonte në "Fate të Kryqëzuara" - 6/03/2016

Programi i Mbrëmjes – 06/03/2016

Programi i Mbrëmjes - 06/03/2016

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA