Albanian Film Week ka mbërritur këtë vit në edicionin e tij të katërt. Eventi që promovon kinematografinë shqiptare për audiencën e publikut amerikan, mbahet në New York dhe organizohet nga viti 2012 nën kujdesin e ideatores Mrika Krasniqi.
Edicioni i 4-të i Festivali të filmit Shqiptar, për gjatë një jave do të prezantoje 30 produksione në zhanrin e filmit me metrazh të shkurtër dhe dokumentar, të seleksionuara nga producent shqiptar nga Shqipëria dhe që veprojnë jashtë saj.
Java e Filmit shqiptar 2015 do të ketë si temë të edicionit të saj 4-të prezantimin e kulturës dhe traditave të Ilirëve, paraardhësve tanë.
Në këtë event marrin pjesë personalitete të ndryeshme të artit dhe kinematografisë shqiptare, personazhe të njohur të komunitetit shqiptar që jetojnë në Amerikë, si edhe përfaqësues diplomatik të Ambasadës së Shqipërisë në New York, Ambasades së Kosovës në New York, Ambasades së Maqedonisë në New York.
Për më shumë informacion ju mund te vizitoni faqen e internetit ku mund të njiheni edhe me programin dhe filmat që do të shfaqen gjatë javës, nga 30 tetori deri në 5 Nëntor 2015.








