Një intervistë e dhënë së fundmi për emisionin ‘Pop Culture’ në ‘Top Channel’ duket se i ka kushtuar vendin e punës balerinit Graciano Tagani. Tagani, i cili është pjesë e trupës së baletit ‘Albi Nako Dance’ ka postuar videon e intervistës së tij në formë provimi matematike në profilin e tij në Instagram, por duket se nuk ka marrë reagimin më të mirë nga koreografi Nako.
‘Graciano, në çfarë televizioni e ke dhënë këtë provimin ti?’- i shkruan Nako në koment balerinit, i cili i përgjigjet duke i thënë se intervista është bërë në ‘Top Channel’.
‘Ok, je i pushuar nga puna.’- ka vijuar më tej Albi Nako, i cili së bashku me trupën që drejton, prej vitesh punon në televizionin ‘Klan’. Megjithatë në përgjigjen që ka dhënë, Graciano duket se nuk e ka marrë dhe aq keq pushimin nga puna, duke shkruar: ‘Yesss… sa e kam dashur kte gjë!’