AMA: Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit, rast i përsëritur i presionit ndaj gazetarëve në detyrë

Për rastin e fundit të kërcënimeve përmes postës elektronike dhe mënyrave të tjera ndaj gazetarit Ylli Rakipi, drejtues i emisionit të “Të Paekspozuarit”, i cili sëfundmi ka zbardhur skandalin e kompanisë “DH Albania”, ka reaguar edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Përmes një njoftimi për shtyë AMA e ka cilësuar kërcënimin si një rast të përsëritur dhe se është duke ndjekur me vëmëndje lajmet e kërcënimit të gazetarit:

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA po përcjell me shumë shqetësim lajmet për kërcënimet serioze që ka marrë drejtuesi i programit të njohur televiziv “Të paekspozuarit”, z. Ylli Rakipi.

Si një rast i përsëritur i presionit në forma të ndryshme ndaj gazetarëve në detyrë, AMA dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe integritetin e angazhimit të komunitetit të medias.

AMA solidarizohet me z. Rakipi dhe apelon për autoritetet, që menjëherë të zbardhin rrethanat dhe të venë para përgjegjësisë ligjore fajtorët e këtij akti të rëndë, si dhe të garantojnë një klimë të sigurtë dhe normale për redaksitë dhe gazetarët në ushtrimin e detyrës dhe misionit të tyre për të informuar publikun.

IMAlbania.com

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.