Jo vetem në “Wake up”; Ori Nebiaj zbulon projektin e ri televiziv

Jemi mësuar që moderatoren Ori Nebiaj ta shohim çdo mëngjes në emisionin “Wake Up” së bashku me Isli Islamin.

Por mesa duket Orin nuk do ta shohim vetëm në këtë format televiziv. Ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku ka zbuluar edhe një sekret nga ana profesionale.

Në “Instastory” ajo shkruan “Po sikur…” dhe fansat shkruajnë mendimet e tyre. Një ndjekës i shkruan: “Të bëje një emision tjetër”.

“Në janar…”, i përgjigjet moderatorja e cila ka zbuluar se po punon për një projekt të ri që do të fillojë vitin e ardhshëm.

Por Nebiaj nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti. Gjithashtu ajo nuk ka treguar nëse do ta shohim sërish në “Wake Up”.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.