Disa ditë më parë Autoriteti i Mediave Audiovizive së bashku me Policinë e Shtetit ka sekuestruar paisjet e një televizioni kabllor në qytetin e Fierit.
Bëhet fjalë për televizionin lokal kabllor Jug i cili sipas AMA-s i kishte përfunduar afati i autorizimit për transmetime kabllore dhe nuk kishte bërë një kërkesë për ta rinovuar liçensën.
Një deklaratë AMA citon se ky televizion ka qënë debitor ndaj këtij insititucioni, ku që prej vitit 2011 nuk ka paguar taksat në zbatim të ligjit.
Jug TV është një nga televizionet e para kabllore në pjesën jugore të Shqipërisë që transmeton programe në HD.
IMA/ J.Kasaj