Rikthehet në ekranin e Top Channel, pas transmetimit të sezonit të parë, seriali Amerikanët.
Drama me Demian Bichir dhe Diane Kruger do të kthehet me 13 episode të reja sezonin e dyte i cili do te nis transmetimin nga e merkura e 7 janarit Prime Time në Top Channel.
The Americans është serial dramë për një martesë komplekse të dy agjentëve të shërbimit sekret rus KGB të cilët aktrojnë si amerikan në një para lagje të Uashingtonit, pak kohë pas zgjedhjes së Ronald Reagan si president. Matthew Rhys dhe Keri Russell vijnë në rolet kryesore.
Producent ekzekutiv i serialit është Joe Weisberg (Falling Skies) i cili ka qenë një ish-agjent i CIA-s për tu bërë më pas autor i famshëm. Seriali prodhohet nga Fox Television Studios dhe FX Productions.








