Në Koncertin e madh të Vitit të Ri 2015, Vjena mirëpret muzikën tradicionale shqiptare.
Në 1 janar, violinisti shqiptar Shkëlzen Doli dhe ansambli i tij i filarmonisë së Vjenës, përçojne shpirtin shqiptar në mbarë botën.Drejtpërdrejt nga kryeqyteti europian i muzikës, tingujt shqiptarë i bashkohen përshëndetjes tradicionale në frymën e shpresës, miqësisë dhe të paqes.
“Top Channel” shkon në zemër të një prej traditave më të vjetra muzikore europiane dhe sjell për herë të parë, atmosferën e xhirimeve për videon përshëndetëse të koncertit të madh të Vitit te Ri, si dhe historinë e një eventi të përbotshëm.
Sonte, ora 20:10 në “Exclusive”