Aktori i famshëm kubano-amerikan Andy Garcia do të jetë sërisht pjesë e cast-it të aktorëve në serialin e suksesshëm turk Lugina e Ujqërve.
Kjo nuk është dalja e tij e parë në këtë serial, pasi Garcia në sezonin e dytë ka luajtur në episodet finale kur Polati udhëtoi për në Amerikë dhe ishte i ftuar si mysafir në shtepinë e tij.
Aktori Hollywood-ian ndodhet sot në Turqi, ku do të xhirojë disa episode të sezonit të ri që fillon transmetimin në 11 shtator në Kanal D.
Shumë surpriza dhe aksion pafund na presin në sezonin e ri të serialit turk, i cili në Shqipëri transmetohet në Vizion Plus!







