Aktorja e famshme Angelina Jolie dhe futbollisti Cristiano Ronaldo pritet t’i bashkohen cast-it të aktorëve të një seriali turk, raportojnë mediat turke.
Bëhet fjalë për një serial televiziv turk që në fokus do të ketë temën e një familje siriane që kërkon të largohet nga vendi që po përballet me një luftë civile.
Për futbollistin Ronaldo ka qenë një ëndërr e tij të ishte në krah të yjeve të Hollywood dhe duket se ky është rasti më i mirë pasi në të njëjtin serial pritet të interpretojë edhe Angelina Jolie, e cila është një ambasadore e Kombeve të Bashkuara dhe në disa raste ka bërë thirrje liderëve botërorë për tu përfshirë në dhënien fund të luftës në Siri.
Seriali turk që do të nisë xhirimet në fillim të muajit prill titullohet Hayat Koprusu (Ura e Jetës) dhe pritet të transmetohet në Turqi, lindje të mesme dhe në Amerikën e Jugut.