Eurovision pa dyshim është dhe mbetet një nga festivalet më të ndjekura në botë por edhe në vendin tonë. Ishte viti 2003 kur RTSH arriti të fitojë aplikimin për tu bërë pjesë e eventit më të madh muzikor europiam. Por cilët janë artistët që na kanë përfaqësuar këto vite?
IMAlbania.com, ka bërë një përmbledhje të të gjithë artistëve që kanë prezantuar vendin tonë në skenën e Eurovision duke filluar nga viti 2004 me prezantimin e parë!
2004 | Anjeza Shahini
Në fakt Anjeza, duhet të jetë vërtet e nderuar edhe me fat që ishte ajo e cila shkeli për herë të parë skenën e Eurovision. Ishte kënga The Image of You, e përshtatur në shqip nga kënga Imazhi yt fituese e festivalit të RTSH me tekst të Agim Doçit dhe Edmond Zhulalit. Këga pati një sukses të jashtëzakonshëm. Ku në gjysmëfinale ku u prezantua për herë të parë në arenën ndërkombëtare arriti të merrte vendin e katër duke u vlerësuar me 167 pikë, ndërsa në natën finale Anjeza zuri vendin e 7 duke hyrë në TOP 10 këngët më të mira në Eurovision 2004.
2005 | Ledina Çelo
Prezantuesja e Fest 55 për ata që nuk e dinin ka qënë pjesë e Eurovision 2005 me këngën “Nesër Shkoj” me përshtatje në Anglisht “Tomorrow I Go”. Me tekst të Pandi Laços dhe Adelina Ristos dhe kompozim të Adi Hilës kënga u kualifikua automatikisht natën finale për shkak të këngës së kaluar e cila zuri vendin e shtatë. Një këngë e cila sjell një vajzë në prag të martesës përballë nënës së saj, “Tomorrow I Go”, arriti të pozicionohej në vendin e 16 në natën e fundit.
2006 | Luiz Ejlli
Në fakt një emër jo shumë i dëgjuar, ai i Luiz Ejllit ndër të paktit artistë që performuan në Shqip në Eurovision. Ai u ngjit në skenën e Eurovision 2006 me “Zjarr e Ftohtë “me tekstin e të ndjerit Dr. Florit (Florian Kondi) dhe kompozim të Klodian Qafokut. Kënga nuk arriti të kualifikohej natën finale duke u renditur e 14 në Gjysmë Finale me 58 pikë. Shpesh titulli i bëri lëmsh komentuesit e huaj të ekraneve, ku veçanërisht komentuesi i BBC, Paddy O’Connell, e shqiptojë atë si “Zlar E Flot”.
2007 | Frederik Ndoci
I madhi Frederik Ndoci ishte një tjetër artist i cili arriti të performojë në Eurovision, në vitin 2007. Ai u prezantua me këngën Balada e Gurit e përshtatur në anglsht me titullin Hear My Plea me kompozim të Pandi Laços dhe Adi Hilës e cila u performua në të dy gjuhët, Shqip dhe Anglisht. Kënga zuri vendin e 17 nga 28 duke humbur shanset për në Finalen e madhe.
https://www.youtube.com/watch?v=Mk6wgqIq12M
2008 | Olta Boka
Suksesi i Shqipërisë në udhëtimin e saj në Eurovision vazhdon përsëri duke u prezantuar në netët finale. Keshtu, Olta Boka u ngjit në skenën e ESC 2008 me këngën “Zemrën e Lamë Peng” ku Pandi Laço dhe Adrian Hila ngjisin krijimin e tyre sërish në skenë. Kënga u performua në Shqip në Beograd të Serbisë, duke fituar vendin e 16 në Finalen e madhe. Ky krijim gjithashtu u interpretua edhe në gjuhën izraelite në një version cover të tij nga Boaz Mauda.
2009 | Kejsi Tola
Fituesja e Festivali i Këngës 47, ishte Kejsi Tola me këngën “Më merr në ëndërr”, me kompozim të Agim Doçit dhe Edmond Zhulalit. Në Eurovision kënga u performua në gjuhën angleze me titull “Carry me in Your Dreams”. Shqipëria arriti që në natën e parë të prezantimit të saj të merrte vendin e 7 nga 16 në gjysmë-finalen e dytë, duke arritur të kualifikohet në finale ku u pozicionua në vendin e 17 nga 25 këngët në konkurim. Sidoqoftë nëqoftëse do të merreshin për baze vetëm votat e publikut, shqipëria do të fitonte vendin e 11. Ndërsa nëse do të numëroheshin vetëm ato të jurisë vendin e 23 në finale.
2010 | Juliana Pasha
“Nuk Mundem pa Ty”, kënga fituese e Festivalit të 48 të RTSH, e intepretuar denjësisht në Oslo nga Juliana Pasha arriti të merrte vendin e 6 në Gjysmëfinalen e parë, ndërsa në finale kënga arriti të rankohej në vendin e 16 me 62 pikë në total.
2011 | Aurela Gaçe
E kompozuar nga Shpëtim Saraçi dhe me tekst të Sokol Marsit, kënga fituese e edicionit të 49 të Festivalit, me titull në Shqip Kënga Ime e përkthyer në anglisht si “Feel The Passion” u performua në Eurovision 2011, i cili u mbajt në Gjermani. Kënga nuk arriti të kualfikohej në finalen e madhe.
2012 | Rona Nishliu
Suus është dhe do të mbetet një ndër këngët që Shqipëria, prezantoi denjësisht në Eurovision. E intepretuar me mjeshtri nga Rona Nishliu me tekst të vetë këngëtares dhe me muzikë të Florent Boshnjakut, Suus arriti të jetë një ndër intepretimet më të bukura të Eurovision 2012, që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit. E vlersuar me nota pozitive nga kritikët e muzikës botërore, Suus arriti të fitonte vendin e dytë në gjysmëfinale dhe vendin e 5-të në Finalen e Madhe, rankimin më të madh që Shqipëria ka marrë deri tani në finalet e historisë në Eurovision.
2013 | Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko
E cilësuar nga kritika si një kombinim i rock and roll-it me motive folklorike shqiptare nga zona e Tropojës dhe Çamërisë, Indetitet u performua në Eurovision 2013 në Malmo. Kënga nuk arriti të kualifikohej në Finale duke zënë vendin e 15 me 31 pikë.
2014 | Herciana Matmuja
Në 28 Dhjetor 2013, Herciana Matmuja fitoi Fest 52 me këngën “Zemërimi i Natës”, e intepretuar në Anglisht në Eurovision 2014, me titull “One Night’s Anger”. Për herë të dytë rresht, Shqipëria nuk arriti të shkonte në natën finale. Nga kritika europiane kënga u prit mirë duke e cilësuar artisten si në progres e siper.
2015 | Elhaida Dani
Elhaida padyshim, ashtu si Rona do mbetet në kujtimin e historisë tonë në Eurovision. Fituese e Festivalit të Këngës 53, me këngën Diell Elhaida u detyrua që disa muaj më pas (Shkurt 2015) të tërhiqte këngën pas, për arsye të disa mos marrëveshjeve. Sidoqoftë brenda pak javësh ajo zhvilloi një këngë të re edhe më të bukur e cila vazhdon ende të mbetet në playlist-ën e Shqiptarëve, “I’m Alive” e cila u prit mjaft mirë nga të gjithë. Eurovision 2015, mund të njihet si ndër edicionet ku Shqipëria morri audiencën më të madhe dhe përkrahjen nga shqiptarët nga mbarë bota ndryshe si më parë. Por pavarësisht kësaj në natën finale, Elhaida pati probleme me zërin çka e bëri edhe pak jo të paraqitshme këngën, sidoqoftë ajo mbeti një kujtim i bukur.
2016 | Eneda Tarifa
Moderatorja e ekranit Eneda Tarifa e cila së fundmi përfaqësojë Shqipërinë me këngën Përrallë në fakt u përfol shumë por edhe u sulmua jashtëzakonisht edhe më shumë se çdo këngë tjetër. E përkthyer në Shqip si “Përrallë”, kënga nuk u pëlqye aspak nga publiku. E prezantuar në skenën e Eurovision 2016, kënga u rendit e 16-ta ne gjysme finale duke mos arritur të shkojë në natën finale.
2017, Së shpejti – Lindita Halimi
Fituese e Fest 55, Lindita Halimi do të përfaqësoj këtë vit në Ukrainë me këngën Botë e përkthyer në anglisht si World në Eurovision 2017.
©Copyright IMAlbania.com | Çdo kopjim dhe marrje pa leje nga redaksia e këtij materiali nga çdo media online/print dënohet me ligj!