Gjatë prezantimit të risive të kanalit Starz ne eventin TCA, u njoftua se rrjeti kabllor është duke zhvilluar me Entertainment One Television serialin Havana Quartet, i cili do të ketë si protagonist aktorin e famshëm Antonio Banderas.
Autor i episodit pilot është shkrimtari i njohur kuban Eduardo Machado, i cili do të jetë edhe producent ekzekutiv sëbashku me Banderas, Peter Nadermann i Nadcon Film dhe Julia Sereny e Sienna Films. eOne do të merret me prodhimin e episodeve, që zgjasin nga një orë secili, dhe shpërndarjen globale të serialit.
I bazuar në katër romanet policeske Havana Blue, Havana Gold, Havana Gold dhe Havana Black, shkruar nga kubani Leonardo Padura, seriali do të fokusohet tek detektivi kuban, dashnor i alkoolit dhe femrave, Mario Conde (Banderas). Conde do të donte të ishte një shkrimtar, por përfundoi për të qenë një agjent i policisë kubane.