Kanali i amerikan WGN America ka anulluar një nga serialet e tij. Bëhet fjalë për Manhattan, seriali i cili pati episodin e tij të fundit disa javë më parë, ku network-u, ka vendosur që për këtë serial dramatik të mos ketë një sezon të tretë.
“Pas një diskutimi mjaft të madh të përballuar me një zgjedhje shumë të vështirë, kemi vendosur që ta anulojmë sezonin e tretë të Manhattan” shprehet në një deklaratë WGN America.Jemi krenarë që prodhuam një serial të tillë dramatik i ciki solli një vlerësim na kritikuesit por për fat të keq nuk arriti shikueshmërinë që ne prisnim”. Ku në fund deklarata përcillet edhe me një falenderim të të gjithë stafit të dy sezoneve të para.
InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Ndalohet kopjimi pa autorizim!








