Anulohen xhirimet e ‘Grey’s Anatomy’

Koronavirusi tashmë ka përfshirë tërë botën duke krijuar jo pak probleme në të gjitha industritë, si në atë mediatike por dhe atë të kinematografisë.

Së fundmi, seriali i njohur mjeksor Grey’s Anatomy nuk do të xhirohet për një periudhë 2 javore, në kuadër të masave të marra.

Seriali shënon sezonin e 16-të i cili përbëhet nga 25 episode. Xhirimet u ndërprenë pikërisht në episodin e 21.

Njoftimin për ndërprerje e ka dhënë Krista Vernoff si producente dhe aktore, së bashku me dy producentët e tjerë Debbie Allen dhe James William: “Vendimi erdhi për të qënë të sigurt për shëndetin dhe sigurinë e të gjithë kastit dhe staftit që punon me serialin, dhe për të gjithë familjarët dhe të afërmit tanë, sipas porosive që strukturat bashkiake kanë thënë.”, kanë shkruar ata.