IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Arbitrazhi ndërkombëtar rrëzon Edi Ramën: Pezullohet ekstradimi i Becchettit dhe çdo procedurë penale ndaj tijE

by Rezalt Justin Kasaj
2016/03/07
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Arbitrazhi ndërkombëtar rrëzon Edi Ramën: Pezullohet ekstradimi i Becchettit dhe çdo procedurë penale ndaj tijE

Me një urdhër unanim dhe historik të lëshuar të premten në Uashington DC, pas një seance dëgjimore të arbitrazhit përpara Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investimet (“ICSID”), Qeverisë së Shqipërisë i është kërkuar të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar” procedurat e ekstradimit në Londër kundër Francesco Becchetti-t, pronarit të Agon Channel TV dhe Mauro De Renzis, administratorit.

ADVERTISEMENT

Veç kësaj, Trupa e Gjykatës së Arbitrazhit e përbërë nga tre anëtarë, rekomandoi gjithashtu që Shqipëria të pezullojë procedurat vijuese penale kundër Paditësve të kësaj çështjeje dhe që të dyja palët të arrijnë në një marrëveshje mbi ruajtjen e aseteve te Paditësit, që kanë qenë të sekuestruara nga shteti Shqiptar, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së arbitrazhit. (Çështja ICSID nr. ARB/15/28 – Hydro Srl, Costruzioni Srl, Francesco Becchetti, Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liliana Condomitti, kundër Shqipërisë).

Përpara vendimit të së Premtes, asnjë Trupë e arbitrazhit të ICSID nuk ka vendosur më parë masë pezullimi të procedurave të ekstradimit dhe ka vetëm tre raste të njohura të Trupave të arbitrazhit të ICSID që kanë urdhëruar pezullimin e procedurave penale. Në vendimin e saj – të lëshuar më pak se një muaj pas seancës dëgjimore mbi masat e sigurimit të padisë – Gjykata e Arbitrazhit kërkoi pezullimin, duke vënë qartësisht në dukje se “çdo ndalim i procesit të hetimit ose procedimit ndaj një sjelljeje që në mënyrë të arsyeshme dyshohet të jetë me natyrë kriminale, mund të vendoset vetëm kur është absolutisht e nevojshme” dhe konfirmon se “jemi pikërisht përpara këtij rasti”.

Paditësi iu drejtua arbitrazhit të ICSID për shkeljet e Traktatit Dypalësh për Mbrojtjen e Investimeve Shqipëri-Itali (“BIT”), pas një një sërë sulmesh dhe persekucionesh të vazhdueshme kundrejt tyre dhe investimeve të tyre, ku përfshihen dy kanale televizivë dhe një hidrocentral. Një nga Paditësit, Hydro Srl, është gjithashtu i përfshirë njëkohësisht në një çështje arbitrazhi pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë ICC, ku ka paditur Shtetin Shqiptar për shkeljet e Marrëveshjes së Konçesionit për hidrocentralin.

Paditësit, në çështjen e arbitrazhit në ICSID, kanë argumentuar që, si kundërpërgjigje ndaj kërkimit të së drejtës së tyre në arbitrazh, Shteti Shqiptar vazhdoi të lançonte një sërë hetimesh tatimore “të pathemelta dhe abuzive” kundrejt tyre dhe investimeve të tyre vendase, sekuestruan asetet e tyre në Shqipëri dhe lëshuan urdhëra arresti kundër Francesco Becchetti-t dhe Mauro De Renzis, duke kërkuar ekstradimin e tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

ADVERTISEMENT

Shënimet e hartuesve:

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investimet (ICSID)

ICSID është një institucion arbitrazhi që merret me zgjidhjen dhe pajtimin e mosmarrëveshjeve mes investitorëve ndërkombëtarë. ICSID është një anëtar i Grupit të Bankës Botërore, nga e cila financohet dhe e ka selinë në Uashington DC, në Shtetet e Bashkuara. Është themeluar në vitin 1966 si një institucion autonom, shumëanësh, i specializuar, për të inkurajuar fluksin ndërkombëtar të investimit dhe për të lehtësuar risqet jo-tregtare nga një traktat i hartuar nga drejtuesit ekzekutivë të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin dhe i firmosur nga vendet anëtare. Në vitin 2012 janë shënuar 158 vende anëtare, përfshirë Shqipërinë, të cilat kanë nënshkruar kontratë dhe i janë drejtuar ICSID. Shtetet anëtare që kanë nënshkruar kontratën kanë rënë dakort të përforcojnë dhe mbështesin vendimet e arbitrazhit në përputhje me Konventën e ICSID.

Marrë nga Syri

Previous Post

Programi i Mbrëmjes – 06/03/2016

Next Post

Ja filmat shqiptarë që duhet të shihni Ditën e Mësuesit

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Ja filmat shqiptarë që duhet të shihni Ditën e Mësuesit

Ja filmat shqiptarë që duhet të shihni Ditën e Mësuesit

SONDAZH | Cili do të ishte emri i përshtatshëm në Shqip i “Your Face Sounds Familiar”?

SONDAZH | Cili do të ishte emri i përshtatshëm në Shqip i "Your Face Sounds Familiar"?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA