Disa ditë më parë Ardit Gjebrea bëri me dije se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, teksa ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale edhe disa prej simptomave që po kalonte dhe si po shkonte procesi i mjekimit. Infektimi me koronavirus bëri që për herë të parë Gjebrea të mos ishte as në drejtimin e programit “E Diela Shqiptare”, megjithatë tani duket se ai është gati për të kthyer.
Me anë të një postimi në Instagram ditën e sotme artisti shkruan se e ka fituar betejën me Covid-19, ndërsa tani fillon procesin e rikuperimit. Gjebra nuk harron të falenderojë doktorët dhe të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë periudhës së izolimit, ndërsa po ashtu shpreh mirënjohjen për të gjithë ata miq që janë shqetësuar për të këtë periudhë dhe e kanë motivuar.
Tani ai thotë se i duhet edhe pak kohë që të “ndezë 5 motorët”, gjithsesi asgjë nuk e nxiton dhe po shijon diellin që ka dalë.








