Një lajm i trishtë është bërë me dije ditën e sotme, teksa kantautori i njohur Flori Mumajesi ka humbur nënën e tij.
Burime pranë familjes së artisit e kanë konfirmuar lajmin për “Top Albania Radio”, ndërsa mësohet se sot ajo po përcillet për në banesën e fundit.
Nëna e Florit nuk ka mundur të fitojë betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej disa kohësh dhe ditët e fundit ka qenë e shtruar në spital.
“News31” i shpreh ngushëllimet familjes së artistit dhe i gjendet pranë Florit në këtë moment të vështirë!







