Producenti dhe njëkohësisht prezantuesi i Kënga Magjike, Ardit Gjebrea ka zbuluar se cila do të jetë partnerja e tij në 3 netët e festivalit këtë vit.
“Thërrime dashurie” bëri për vete jo vetëm shqiptarët por edhe Arditin i cili e prej asaj kohe ka qenë një nga fansat më mbështetës të Marsela Çibukaj. Aq sa këngëtarja do të jetë prezantuesja përkrah të madhit Ardit Gjebrea.
Këngëtari e ka bërë të ditur lajmin në profilin e tij instagram, ku shfaqet me Marselën në një trokitje gota vere për këtë bashkëpunim.
I shpejtë ka qenë edhe reagimi i Marselës e cila e ka falënderuar Arditin për këtë eksperiencë dhe ka premtuar magji në këtë edicion.
Ne i urojmë suksese të dyve dhe presim me padurim shumë surpriza nga ky çift në skenën e Këngës Magjike 2021!