Vendi i parë në iTunes në SH.B.A., një rezultat që pritej për albumin e ri të Ariana Grande “Positions”, i publikuar vetëm disa orë më parë. Këngëtarja amerikane po përgatitet për një debutim të ri në krye të javës së ardhshme në Billboard 200 album, dhe na mbetet të shohim se si do pozicionohet.
Përveç SH.B.A. albumi po renditet shkëlqyeshëm në iTunes në 14 shtete të tjera.