Pas lajmit për largimin e Menada Zaimit nga Agon Channel, ku përveç spikeres së lajmeve ajo drejtonte edhe emisionin e aktualitetit “Watching” drejtuesit e kanalit nuk kanë humbur kohë për gjetjen e një zevendësuesi.
Bëhet fjalë për Artion Vreto, një nga figurat e njohura që nga fillimet e Agon Channel që do të ndjekë ngjarjet e aktualitetit politik me të ftuar në studio. Deri më tani Vreto ka qenë pjesë e disa programeve në këtë kanal dhe vazhdon të drejtoj sëbashku me Qetsor Runaj emisionin e mëngjesit “Të Parët”.
Me “Watching” ai do shfaqet në një tjetër stad më serioz dhe që kanë nevojë për më shumë përkujdesje edhe pse nuk është hera e parë për të përballja me intervista me personazhe të rëndësishëm të politikës. Kujtojmë që Artion Vreto para Agon Channel ka qenë pjesë e ABC News ku ka pasur të ftuar të ndryshëm të politikës shqiptare.