IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Audienca e televizioneve: Si po rindahet “torta”?!

nga Niko Lako
2020/04/19
në Televizion
Koha e Leximit: 9 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Telenovelat turke pushtojnë ekranet e disa televizioneve kryesore, duke “imponuar” një model të debatueshëm të zgjedhjes së programacionit në kërkim të një shikueshmërie më të lartë. Rezistenca e Top Channel bën që ky i fundit të humbë kryesimin e audiencës, ndonëse mbetet i pashqetësuar nga kjo lloj konkurrence…

REKLAMA

Nga Ornela Liperi

 

Nuk është aspak e lehtë gara për audiencë në televizionet shqiptare. Veç “luftës” brenda llojit, që i tundon shikuesit për të ndërruar sa më shpesh telekomandën, vitet e fundit duhet të përballojnë dhe teknologjinë, me internetin (smart phone, ipad) që po merr gjithnjë e më shumë kohën e shikuesve, që dikur ishin më besnikë. Dhe e gjitha kjo, teksa reklamuesit po bëhen më ekonomiqarë, që po kërkojnë të shpenzojmë më pak, duke arritur njëkohësisht më shumë klientë potencialë.

Me të gjitha mënyrat, televizionet po përpiqen të kapin pjesën më të madhe të tortës së audiencës, që përkthehet (ndonëse jo gjithnjë) në më shumë të ardhura nga spotet publicitare.

Pasi u argëtuan vitet e fundit me shfaqje nga realiteti, shikuesit duket se i janë kthyer telenovelave, të cilat po arrijnë një nivel të lartë audience, sidomos ato turke. Një modë kjo që është përshtatur nga disa televizione (TV Klan, Vizion Plus, Albanian Screen) dhe ka rezultuar e suksesshme deri tani në tërheqjen e audiencës, ndonëse ka debate për modelin që ajo po imponon te shikuesit dhe faktin që i ka “dembelosur” vetë televizionet nga prodhimet e tyre origjinale, ndërsa nuk ka të dhëna për eficiencën e reklamimit në këto programe.

“Monitor” publikon të dhënat e paraqitura nga kompania Telemetrix për audiencën e televizioneve kryesore në javën 6-12 prill 2015 (një javë normale, në një periudhë kur të gjithë televizionet kanë programacion të plotë) matur në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të fundit në këtë fushë, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë reale (për më shumë hollësi mbi metodologjinë dhe kompaninë shiko nëndarjet; metodologjia; Telemetrix SH.A; TiViMat).

 

Top Channel humb kryesimin, e merr TV Klan

I ka rezistuar “modës” së fundit për të zënë një pjesë të programacionit me telenovela turke dhe është përqendruar te prodhimet e veta, por kjo i ka kushtuar humbjen e kryesimit. Sipas Telemetrix, “3 kanalet TV që kanë arritur Rating më të madh mesatar të javës (06/04-12/04/15) janë Klan TV (6.4%), Top Channel (4.7%) dhe Vizion+ (3.1%)”. Grafiku “Tre kanalet TV kryesore – Renditja sipas ‘rating’ mesatar (%)” prezanton mesataren e ‘Rating’ të çdo minute të çdo dite të javës në fjalë.

monitor 677.indd

Në një speciale të “Monitor” një vit më parë, për javën 31 mars – 6 prill 2014, 3 kanalet TV që kanë arritur ‘Rating’ më të madh mesatar të javës ishin Top Channel (5.5%), Klan TV (5.4%) dhe në pozicion të tretë me një diferencë jo të vogël, Vizion + (2.9%).

Këtë vit është TV Klan ai që ka marrë kryesimin, duke thelluar diferencën me Top Channel, ndërsa Vizion Plus vazhdon të ruajë vendin e tretë.

TV Klan që arrin të marrë një ‘Share’ prej 19.66% (përqindja e familjeve që e kanë ndjekur këtë televizion përgjatë javës) dhe Top Channel, pak më poshtë në 15%.

REKLAMA

“Asnjë prej këtyre kanaleve TV nuk dominon gjatë 24 orëve të ditës, por dallohet qartë konkurrenca e tyre midis fashave të ndryshme kohore”, – pohon Ermal Çela, Drejtor Operacional i Telemetrix.

monitor 677.indd

 

Audienca në 24 orë

Në mëngjes, Bashkim Hoxha nuk lëshon terren

Bashkim Hoxha, me emisionin “Koha për t’u zgjuar”, vijon të jetë zëri i parë që pjesa më e madhe e teleshikuesve preferojnë të dëgjojnë në mëngjes, me leximin e gazetave dhe “qarjen e halleve” të qytetarëve.

Sipas matjeve të Telemetrix, nga ora 7:00 deri në 8:00 të mëngjesit, News 24, ku transmetohet prej disa vitesh emisioni i Bashkim Hoxhës mbetet kanali më i ndjekur, duke lënë pas edhe televizionet kryesore si Klan apo Top Channel.

“Wake Up” renditet i dyti pas News 24 deri në orën 8:00, kur e ndjekin kryesisht ata që preferojnë të informohen, teksa bëhen gati për të shkuar në punë. “Aldo Morning Show” i TV Klan kalon i pari vetëm pas orës 8:00, kur me programin e tij argëtues arrin të marrë të gjithë vëmendjen e shtëpiakeve.

I katërti renditet programi i mëngjesit në Vizion Plus, ndërsa në vend të pestë këtë vit shfaqet ABC News, që ka lënë pas Agon Channel, që një vit më parë ishte programi i pestë më i ndjekur.

 

Mesditë me telenovela

Në fashën orare të mesditës (10:00-15:59), një periudhë pak e qetë për televizionet, ku audiencën kryesore e përbëjnë femrat shtëpiake, shikueshmërinë më të lartë e ka marrë TV Klan, me ritransmetimin e telenovelave, i ndjekur nga Top Channel dhe Vizion Plus.

Shikuesit nuk harrojnë të informohen me zhvillimet e ditës, duke pasur preferencë News 24 dhe ABC News.

 

Pasditja, “Bidai” thyen rekorde

“Bidai”, një telenovelë indiane e një stili të veçantë, që transmetohet në TV Klan çdo ditë në orën 17:00, ka arritur një audiencë rekord në Shqipëri, duke u renditur në programin më të ndjekur në javën në fjalë. Ajo kap një ‘rating’ mesatar prej 28.4%.

Klan vijon të ruajë kryesimin deri në orën 19:30 të mbrëmjes, ku telekomanda kalon te Top Channel për ndjekjen e lajmeve të mbrëmjes.

I dyti në segmentin kohor të pasdites është Top Channel, i ndjekur nga Vizion Plus. Sërish, lajmet ndiqen te News 24 dhe ABC News.

 

Në mbrëmje, kryeson sërish Klan

Nga ora 19:00 deri në orën 23:59, është TV Klan që mban kryesimin gjatë ditëve të javës, duke fituar pikë nga transmetimi i telenovelave turke, me një diferencë të ngushtë me Top Channel, ndryshe nga java e prillit e vitit të kaluar, ku ishte Top Channel ai që dominonte. I treti ruan pozicionin e konsoliduar Vizion Plus, i ndjekur nga kanalet e lajmeve News 24 dhe ABC News.

Në oraret e vona shfaqet dhe “Digi Aksion”, kanali i filmave aksion në Digitalb.

monitor 677.indd

 

Argëtimi i fundjavës

“Në nivel familjeje, nuk ka ndryshime të mëdha midis fundjavës dhe ditëve të javës në terma të të parit televizor. Gjithsesi vihen re ndryshime gjatë mëngjeseve të fundjave 08:00 – 10:00, ku familjet shohin pak më tepër TV sesa gjatë ditëve të zakonshme të javës. Ndërkohë që pasditja, segmenti 16:00-20:00, dominohet nga emisionet e ditëve të javës ndaj edhe HUT është më i madh”, pohon Çela.

Gjatë fundjavës, sipas Telemetrix, fasha kohore “Prime Time” pëson një zhvendosje/shtyrje prej afërsisht 1 orë, në krahasim me ditët e javës, pra një zhvendosje nga ora 19:30 në 20:30 me përafërsi.

monitor 677.indd

Ndërsa deri në mesditë, shikueshmëria është e ulët, në fundjavë, ajo fillon e rritet dukshëm, teksa në ekrane shfaqen programet e së dielës.

Pasdite është TV Klan ai që tërheq shikuesit më të shumtë, me emisionin “E diela shqiptare”, që ka një diferencë të dukshme audience nga kanalet e tjera, apo programin e ngjashëm në Top Channel.

Në mbrëmje (19:00-23:59) Klan vijon të ruajë kryesimin, ndonëse në një diferencë më të ngushtë me Top Channel, ndryshe nga një vit më parë, kur ky i fundit ishte zgjedhja e parë e shikuesve.

Edhe në fundjavë shikuesit nuk u ndahen lajmeve në News 24 dhe ABC News.

monitor 677.indd

 

Pesë programet kryesore për televizion

Top Channel, kryesojnë “Portokalli” dhe “Big Brother”

“Portokalli” vijon të jetë programi më i ndjekur i Top Channel, me një rating mesatar prej rreth 21%. Por, konkurrenca me telenovelën “Dashuri e ndaluar” në TV Klan ka bërë që emisioni i preferuar i humorit prej vitesh të humbë nga torta e audiencës. Një vit më parë, ai arrinte një rating mesatar prej rreth 30%.

Në edicionin e tij të tetë, interesi për “Big Brother” ka rënë. Në javën në fjalë, “Big Brother” kishte një rating prej rreth 16%, larg niveleve prej mbi 30% të arritura në edicionet e kaluara.

Top Channel vijon të jetë kanali kryesor ku shqiptarët informohen në mbrëmje, me një rating prej gati 14% të edicionit të mbrëmjes.

I katërti në listë është “100 milionë”, i ndjekur nga “Fiks Fare”.

 

Te Klan mbizotërojnë telenovelat

Nga pesë programet më të ndjekura të Klan, tre janë telenovela. “Bidai” mban rekordin, por nuk mbeten pas dhe “Dashuri e diamante” dhe “Shtëpiake të dëshpëruara”, përkatësisht në vendin e dytë dhe të katërt.

I treti program më i ndjekur është “E diela shqiptare”, i cili ka arritur të ketë një audiencë të qëndrueshme në vite, përmes formatit familjar dhe të larmishëm, të drejtuar nga Ardit Gjebrea.

Në javën në fjalë, në vend të pestë është “Zonë e lirë”, që ka rifituar kryesimin e së premtes, pas terrenit të lirë që i kanë lënë kanalet e tjera (vitin e kaluar ky program konkurrohej fuqishëm nga “Big Brother 7”).

 

Vizion Plus, i pari “Tu si que vales”

Ndonëse ka vetëm pak kohë që ka filluar dhe një patentë e re në vend, “Tu si que vales” është më i ndjekuri në Vizion Plus, me një rating prej rreth 15%.

“Al Pazar” është i dyti, me një rating prej rreth 12.5%, larg shikueshmërisë së vitit të kaluar, që arrinte në mbi 20%. Telenovela “Karadayi” vijon të jetë e preferuar, po ashtu dhe “Pasion i rrëmbyer”.

Pas “shpërnguljes” nga e diela të martën, shfaqja e humorit “Grand Hotel 2XL” ka arritur të fitojë një rating prej rreth 10%, shumë më lart se të dielën, kur nuk arrinte të konkurronte humorin e Top Channel dhe telenovelën e TV Klan.

 

“Dështimi” i Agon Channel

Me blerje të bujshme e të shtrenjta dhe programe të shumëreklamuara, Agon Channel tentoi të ribënte revolucion në tregun e televizioneve më se një vit më parë. Por, të dhënat e Telemetrix tregojnë se nuk ia ka arritur aspak qëllimit, edhe pse ambiciet e tij u shtrinë edhe jashtë Shqipërisë, duke sjellë figura të njohura të televizionit italian.

Të dhënat e Telemetrix tregojnë se programi më i ndjekur në Agon Channel, “Ça thu”, i ngjashëm me formatin Fiks Fare në Top Channel, ka një rating mesatar prej vetëm 1.34%. Porgamet e tjera kanë përgjithësisht një rating më të ulët se 1%, që nuk justifikon aspak investimin e madh në teknologji dhe sidomos burime njerëzore, të bërë nga ky televizion.

monitor 677.indd

monitor 677.indd

monitor 677.indd

monitor 677.indd

monitor 677.indd

monitor 677.indd

monitor 677.indd

 

Metodologjia

Telemetrix ka krijuar një panel prej 375 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 6 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Berati, Korça. Brenda vitit 2015, Telemetrix pritet të arrijë në 600 familje, për të arritur një panel përfaqësues urban për territorin e Shqipërisë, si dhe 400 familje në Kosovë.

Një pikë “rating” përfaqëson 2 830 familje (households); kjo e llogaritur nga universi total i familjeve që aktualisht mbulohen nga paneli i Telemetrix, sipas burimeve zyrtare nga kompania. Universi i shikuesve që mbulohet nga paneli i Telemetrix është 1 074 723 shikues.

Baza e të dhënave të gjeneruara nga Telemetrix është “në nivel minute” “Rating per Minute” në nivel familjeje (household).

Për të krijuar një panel përfaqësues familjesh, Telemetrix në bashkëpunim me IDRA Research & Consulting kanë zhvilluar një studim përfaqësues kombëtar (N=3000 households); “The Establishment Survey”. Analiza e këtij studimi masiv ka nxjerrë në pah indikatorët e nevojshëm për rekrutimin e panelit me qëllim arritjen e përfaqësueshmërisë së tregut.

“Për të arritur saktësi dhe besueshmëri të plotë të të dhënave të shikueshmërisë televizive, paneli është ndërtuar duke marrë parasysh strukturën e familjes (anëtarët përbërës; Karakteristikat ekonomike të saj; Platformat TV në përdorim ose jo dhe vendndodhjes gjeografike. Të gjithë këta faktorë, sipas burimeve nga kompania, kanë ndikim të lartë në mënyrën dhe trendet e shikueshmërisë televizive në Shqipëri”, – thotë Çela.

Kampioni nuk përfaqëson audiencën në ambientet publike.

 

Telemetrix SH.A.

Telemetrix SH.A., që operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.

“Kompania ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘software’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj”, – pohon Çela.

 

TiViMat

TiViMat është pajisja elektronike e projektuar dhe zhvilluar nga Telemetrix, e cila qëndron në thelb të sistemeve të Telemetrix të matjes së shikueshmërisë televizive, sipas burimeve zyrtare nga kompania. Funksionet kryesore të TiViMat janë dy:

-Identifikim të kanalit që është duke u shfaqur në televizor

-Identifikim të pjesëtarëve të familjes që janë të ekspozuar ndaj tij

TiViMat përdor algoritme të sofistikuar për identifikimin e kanalit nëpërmjet teknikave “audio fingerprint matching”. Në mënyrë të vazhdueshme, TiViMat sinkronizohet me serverët e Telemetrix, duke bërë të mundur procesimin në kohë reale të të dhënave.

 

 

[1]AVT (Average Viewing Time) Koha mesatare e shpenzuar në një kanal televiziv, program apo eventi, gjatë një periudhe kohore të përcaktuar.

[2]SHARE – përfaqëson shikueshmerinë gjatë një fashe kohore apo një programi televiziv, e shprehur kjo si përqindje e familjeve që janë duke parë televizor (HUT)

Marre nga Monitor

Tags: A1 ReportABC NEWSAgon ChannelAudienca TVAuditelNews 24Top ChannelTv KlanTVSHVizion Plus
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Alketa Vejsiu rrëfehet në një intervistë ndryshe për “Jo Vetëm Modë”

Postimi Tjetër

Top Channel ‘versus’ Tv Klan: Debati për modelin e televizionit

TË NGJASHME

Ekskluzive

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

nga IMA Redaksia
Tet 3, 2023
Tokyo Tirana
Televizion

“Tokyo Tirana”, spikerja e parë virtuale në televizionin shqiptar

“Tokyo Tirana”, spikerja virtuale e krijuar nga inteligjenca artificiale ka startuar edicionin e parë të lajmeve në Euronews Albania. Ekipit...

nga IMA Redaksia
Tet 2, 2023
Televizion

Kiara Tito së shpejti me një emision të ri?

Pas përfundimit të “Kepit të VIP-ave”, po përflitej se Kiara Tito do të merrte moderimin e “Për’puthen” në “Top Channel”....

nga IMA Redaksia
Sht 23, 2023
Televizion

“E Ardhmja është Vajzë” rikthehet së shpejti në MCN TV

Programi që bëri bashkë mbi 200 gra e vajza anë e mbanë Shqipërisë e që mblodhi rreth vetes mbarë shqiptarët...

nga IMA Redaksia
Sht 20, 2023
Televizion

Pas ‘Klanifornia’ aktori i humorit Visjan Ukcenaj bëhet pjesë e një tjetër programi

Aktorin e humorit Visjan Ukcenaj nuk do e shohim më në ekranin e televizionit ‘TV KLAN’. Ai ishte pjesë e...

nga IMA Redaksia
Sht 19, 2023
Televizion

Gazetari Ilir Paço tregon se si Top Channel e pezulloi nga puna për një muaj për këtë arsye

Gazetari dhe moderatori ikonik i edicioneve të lajmeve në Top Channel, Ilir Paço ka qenë i ftuar pasditen e djeshme...

nga IMA Redaksia
Sht 19, 2023
Postimi Tjetër

Top Channel ‘versus’ Tv Klan: Debati për modelin e televizionit

Gazetarja e ABC News Alma Çupi denoncon: Kemi dy muaj pa marrë rrogat, reagojnë kolegët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Ekskluzive

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

nga IMA Redaksia
Tet 3, 2023
0

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

Lexo Më Shumë
Tokyo Tirana
Televizion

“Tokyo Tirana”, spikerja e parë virtuale në televizionin shqiptar

nga IMA Redaksia
Tet 2, 2023
0

“Tokyo Tirana”, spikerja virtuale e krijuar nga inteligjenca artificiale ka startuar edicionin e parë të lajmeve në Euronews Albania. Ekipit...

Lexo Më Shumë
PERSONAZH

‘Nuk kam tatu’ Luana Vjollca reagon për videon intime që qarkullon në telefona: Mos hidhni baltë

nga IMA Redaksia
Sht 30, 2023
0

Nuk kam tatu, nuk kam tatu’ përmes një postimi në story Luana Vjollca një nga vajzat më të njohura të...

Lexo Më Shumë
InfoMedia Kosova

Fillon së shpejti! Dalin pamjet e para nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova’

nga IMA Redaksia
Sht 27, 2023
0

Ndërsa pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’, drejtuesi i spektaklit Alaudin...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist