IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Auditel | Big Brother humb pikë për herë të parë në 8-të edicione, “Diamante dhe Dashuri” dhe “Alpazar” më të ndjekurit!

by Niko Lako
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Auditel | Big Brother humb pikë për herë të parë në 8-të edicione, “Diamante dhe Dashuri” dhe “Alpazar” më të ndjekurit!

Reality show “Big Brother Albania 8” ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe transmetimi i të Shtunës konkurrohet fortë nga telenovela turke e Tv Klan, “Diamante dhe Dashuri” si dhe show i humorit në Vizion Plus, “Al Pazar”.

ADVERTISEMENT

Sipas të dhënave të Telemetrix, shikueshmëria e të Shtunës ndahet në tri televizione: Top Channel (Big Brother Albania), Tv Klan (‘Diamante dhe Dashuri’) dhe Vizion Plus (‘Al Pazar’), me transmetimet respektive që nisin diku rreth orës 20:45-21:00.

Matja e garës së shikueshmërisë është përqëndruar në harkun e orarit 20:00-24:00.

Në matjet e regjistruara në 4 të shtunat e fundit (përkatësisht 28 Mars, 4, 11, 18 Prill) rezulton se shikueshmëria e ‘Big Brother Albania 8’ krijon një shkëputje të madhe dhe merr stafetën, vetëm pas orës 22:55 dhe vjen duke u rritur deri në mbarim të spektaklit, ku televizionet konkurrente përfundojnë transmetimet respektive si telenovela ‘Diamante dhe Dashuri’- Tv Klan dhe ‘Al Pazar’- Vizion Plus.

Sipas të dhënave vetëm në një të Shtunë (11 Prill) “Big Brother Albania” ka pasur shikueshmërinë më të lartë gjatë gjithë transmetimit, duke regjistruar përqindjet më të larta, ndërsa në 3 të Shtunat e tjera, konkurrenca ka qënë e fortë dhe audienca është e shpërndarë.

Nëse ora 21:00 i çon shikuesit drejt ekranit të Top Channel, kjo nuk vazhdon gjatë. Shikueshmëria ndahet pak më minuta më vonë me dy televizioneve të tjera, që luftojnë me njëra-tjetrën dhe ndajnë të njëjtën përqindje shikueshmërie me “Big Brother”.

Ndërkaq që nga nisja e transmetimeve, rreth orës 21:00 e deri në përfundim të tyre rreth orës 23:00, beteja mes telenovelës turke, “Big Brother” dhe “Al Pazar” zhvillohet e ashpër, ndërsa shikueshëmria e reality show-t rritet ndjeshëm mbi 50% të audiencës dhe është e pakonkurrueshmë nga televizionet e tjera, vetëm kur këto të fundit mbarojnë transmetimet konkurrente. Audienca qëndron besnike dhe pa ndryshuar stacion nga ora 23:00 deri në mbyllje të spektaklit në Top Channel, dikur rreth orës 24:00.

PSE BIG BROTHER KA HUMBUR SHKËLQIMIN E DIKURSHËM? KUSH KA NDIKUAR NE RËNIEN E AUDIENCËS?

Mund të thuhet se kjo është hera e parë në tetë edicione të reality show-t “Big Brother Albania” që audienca ndryshon kanal, duke lënë pas kohët e shkëlqyera kur shikueshmëria gjatë transmetimit të “Big Brother Albania” ishte e padiskutueshme.

Ndikim në rënien e shikueshmërisë së këtij reality show mund të ketë edhe humbja e interesit publik ndaj këtij formati, i cili transmetohet që prej vitit 2008. Ndoshta publiku i gjerë ka humbur interesin ngaj këtij programi, gjë që konvertohet në shifrat në rënie të audiencës, pasi siç edhe është parë ndër vite, publiku priret të humbë interesin ndaj një spektakli që transmetohet prej vitesh.

Por kjo ulje e audiencës, sipas matjeve të Telemetrix, mund të lidhet edhe me transmetimet e tjera që konkurrojnë për shikueshmërinë e të Shtunës. “Big Brother Albania” ka përballë një spektakël humori- “Al Pazar” në Vizion Plus, (duket thënë që spektaklet e humorit në televizion gati-gati janë fitues ndaj programeve të tjera) dhe një telenovelë turke, prodhim i vitit 2014, që ka popullaritet të madh jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të botës.

Duhet thënë gjithashtu se shikueshmëria e reality show-t pësoi ndryshime që edicionin e vjetshëm, kur Tv Klan do të vinte përballë telenovelën e famshme “Ezel”. Këtë vit, Tv Klan sfidon spektaklin me dy seritë premierë (dhe të pa ritransmetueshme) të telenovelës “Diamante dhe Dashuri” dhe kjo duket se ka dyzuar audiencën e të Shtunës mbrëma.

ADVERTISEMENT

Por a ka ndikim kasti i banorëve të përzgjedhur këtë edicion?

Në dy edicionet e fundit, produksioni i “Big Brother Albania” ka ndryshuar komisionin që përzgjedh kastin e banorëve konkurrent. Ajo që vihet re edhe në rrjetet sociale është rënia e interesit ndaj banorëve, mungesa e adhuruesve të zjarrtë, mos-angazhimi si vitet e shkuara i fanpage-ve në rrjetet sociale. Këtë edicion tifozëria shfaqet  e vakët dhe nëse shohim profilet e hapura në mbështetje të banorëve të sivjetshëm në rrjetin social “Facebook”, vetëm dy prej tyre kanë 5 mijë ndjekës, ndërsa profilet e banorëve të tjerë kanë pak më shumë se 1 mijë. Me banorët e spikatur të edicioneve të shkuara pëlqimet në fanpage arrinin mbi disa mijëra.

Siç e thamë edhe më lart në katër javët e matura nga Telemetrix vetëm të Shtunën e fundit (11 Prill) “Big Brother” ka pasur shikueshmëri të lartë gjatë gjithë transmetimit. Kujtojmë se këtë të Shtunë është larguar nga shtëpia banorja, ndoshta më e spikatur e edicionit të tetë, Marina, një personazh i ardhur nga një fshat i Kavajës, që fitoi pëlqyeshmërinë e publikut dhe kjo u pa edhe në mbështetjen që iu bë konkurrentës në fjalë pas eleminimit nga gara.

Ashtu siç edhe është vënë re, formati këtë vit ka pësuar disa ndryshime, të cilat nuk dihet nëse kanë ndikim në shikueshmërinë e sotme të “Big Brother Albania”.

Siç edhe është bërë e njohur për publikun, në krye të produksionit nuk qëndon më autori i 6-të edicioneve të para, Rezart Aga, i cili braktisi formatin për “Masterchef Albania”. Aga është i njohur për sukseset e tij në krye të produksioneve televizive si “The Voice of Albania”, spektakli i gatimit “Masterchef” si dhe “Big Brother Albania” (edicionet 1-6). Ai u zëvendësua nga ish-gazetarja e kulturës, Zefina Hasani, e cila është edhe autorja e programit në dy edicionet e fundit, ndërsa autor i lojërave këtë vit është Edi Oga. Nuk dihet nëse ka pasur ndikim edhe zëvendësimi i Hasani-t dhe Ogës, për të cilët mund të thuhet se nuk kanë eksperienca televizive në krijimin e një spektakli të këtij formati si “Big Brother”.

Një tjetër ndryshim këtë edicion do të ishte dhe moderimi i spektaklit të së Shtunës.

Pas tërheqjes së prezantueses së shtatë edicioneve të para, Arbana Osmani, për shkak të shtatzanisë, drejtuesit vendosën që prezantimi t’i besohej një tjetër figure të njohur të Top Channel, Ledion Liços.

Por a ka ndikuar në rënien e shikueshmërisë ky ndryshimi?

Duhet thënë se Arbana Osmani është identifikuar vitet e fundit me “Big Brother Albania” dhe pavarësisht largimit të saj, ky identifikim mund të ketë ndikuar në pëlqyeshmërinë e prezantuesit të ri. Kjo nuk ka të bëjë me aftësitë e Arbanës apo Ledionit në prezantim, por ndoshta ka të bëjë me këmbëngjuljen e audiencës për ta identifikuar këtë format më moderatoren historike të tij.

Burimi i te dhenave Telemetrix

Marre nga Anabel

Tags: Al PazarBig Brother Albania 8Diamante dhe dashuriTop ChannelTv KlanVizion Plus
Previous Post

Zyrtare: Ja cila do te jete aktorja ne rolin e Sulltaneshes Kosem!

Next Post

‘Fifty Shades of Grey’:Publikohen datat e dy filmave të ardhshëm të sagës

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
‘Fifty Shades of Grey’:Publikohen datat e dy filmave të ardhshëm të sagës

‘Fifty Shades of Grey’:Publikohen datat e dy filmave të ardhshëm të sagës

Nisin xhirimet e Fast and Furious 8!

Nisin xhirimet e Fast and Furious 8!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA