Kënga e fundit e Aurela Gaçes mes komplimenteve mori edhe kritika. Një prej tyre që e bëri përmes një analize menjëherë pas publikimit të “Lento-lento” ishte ajo e gazetarit Aleksandër Çipa, i cili kritikoi tekstin. Për një muaj Aurela vendosi të merret vetëm me komentet pozitive të fansave dhe atyre që e mbështesin, ndërsa sot në mënyrë të tërthortë ju përgjigj atyre që e kritikuan.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Aurela tha se këtë këngë e zgjodhi nga pozitiviteti dhe gëzimi që përcjell, për t’i dhënë më shumë ngjyra jetës së atyre që e dëgjojnë.
“S’do ta limitoj veten në asgjë që bëj. Nëse më pëlqen diçka do ta bëj. Nuk kam rregulla”, tha Aurela.
Këngëtarja tregoi se e pëlqeu ritmin menjëherë sapo e dëgjoi.








