IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Ava Max flet për mentalitetin e vështirë në Shqipëri: Mamaja ime shkonte fshehurazi në shkollën e muzikës, nuk guxonte t’i tregonte babait

by IMA Redaksia
2021/08/12
in MUZIKË
Reading Time: 3 mins read
A A
Ava Max flet për mentalitetin e vështirë në Shqipëri: Mamaja ime shkonte fshehurazi në shkollën e muzikës, nuk guxonte t’i tregonte babait

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, vazhdon të jetë një nga artistet më të dëgjuara të zhanrit pop në arenën ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Familja e saj i ka rrënjët në Shqipëri, por Ava fatkeqësisht nuk ka qenë kurrë në vendin e saj amtar.

Ajo në një rrëfim të fundit ekskluziv për Uproxx, ka treguar në rubrikën e quajtur “How I Blew Up” se si u rrit artistikisht por edhe në aspektin individual si person.

Mes të tjerash, 27-vjeçarja ka treguar se talentin për muzikë e ka të trashëguar nga nëna e saj, e cila është rritur në Shqipëri, dhe siç tregon këngëtarja, ajo ka shkuar fshehurazi familjes në shkollën e muzikës kur ishte fëmijë.

“Mamaja ime është një zë i operave, por jo profesioniste, ajo këndon për qef. Kthehemi te Shqipëria kur në një kohë ishte jo në rregull që dikush të ndiqte ëndrrën e tij. Kështu ajo anashkaloi shkollën e saj të mesme të rregullt, për të shkuar fshehurazi rreth pesë kilometra larg te shkolla e saj e muzikës dhe nuk mund t’i tregonte babait të saj, sepse ai do të ishte si, e dini shumë keq. Nuk ishte shumë e pranueshme për rrethin. Krejt çfarë duhej të bëje është të martoheshe, të kishe fëmijë dhe kaq – nëse do të ishe femër”, tregoi Ava Max.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, vazhdoi të tregonte se si nëna e saj, Andrea Koçi, ishte rritur në një ambient ku mentaliteti nuk i lejonte gratë që të ecnin përpara, aq më tepër në një fushë inovative në atë kohë, siç ishte muzika.

ADVERTISEMENT

“Kështu mamaja ime shkoi fshehurazi në shkollën e muzikës për tri vite, sepse ajo donte shumë të këndonte dhe më në fund i tregoi babait të saj, dhe ishte një dramë e madhe. Por në fund të ditës ajo nuk ndjeu keqardhje, ajo e donte atë. Ajo ka një zë më të mirë se unë, ajo këndon këngë të vështira operistike dhe unë jam si: ‘Vajzë, si mund ta bësh këtë’, por unë mendoj se kam marrë talent nga mami im”, ka thënë shqiptarja e hitit “Sweet but Psycho”.

Përndryshe, Ava Max në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në fillim të këtij viti, kishte folur mbi dëshirën e saj të madhe për të vizituar trevat shqiptare për herë të parë në jetën e saj – ngase familja e saj (babai, nëna dhe vëllai), ishin larguar nga Shqipëria para se ajo të vinte në jetë.

“Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”, ka thënë artistja ndërkombëtare për Telegrafin.

Ava Max përndryshe vijon të shijojë suksesin e albumit të saj debutues “Heaven and Hell”, i cili vitin e kaluar u rendit si albumi i tretë më i dëgjuar i një artisteje femër në Spotify.

Source: Telegrafi
Previous Post

Google dhe Twitter do të fshijnë çdo postim nga rrjetet sociale ku mohohet gjenocidi i Srebrenicës

Next Post

Amaneti – 13.08.2021 | Ku do të shkojnë Seher dhe Jamn së bashku?

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
MUZIKË

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
Next Post
Amaneti – 13.08.2021 |  Ku do të shkojnë Seher dhe Jamn së bashku?

Amaneti - 13.08.2021 | Ku do të shkojnë Seher dhe Jamn së bashku?

Asnjë humbje jete, ja sa raste me COVID 19 u shënuan sot

Asnjë humbje jete, ja sa raste me COVID 19 u shënuan sot

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA