“Babagjyshi” Rama plotëson dëshirën e vogëlushit që nuk ecën dot dhe bën të lumtur vajzën e komunitetit egjiptian

“E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në ditën e ndërrimit të viteve ka vendosur t’ia dedikojnë fëmijëve, pasa ata gëzojnë më shumë për festat e fundviti. Ardit Gjebrea ka ftuar një mik, i cili sa herë që bëhet fjalë për fëmijët nuk thotë jo. I ftuar special ishte Kryeministri Edi Rama, i cili ka dëgjuar historitë.

Ardit Gjebrea: Cili është raporti juaj me fëmijët?

Edi Rama: Unë besoj që e kam një raport special për faktin që ata më shikojnë mua siç shikonin ne kur ishim të vegjël Ariun Silva, që na impresiononte pa fund. Prandaj nuk them asnjëherë jo, pasi është njësoj si të na privojë ne atëherë nga ariu.

Historia në “Ka një mesazh për ty”: Nëse jeta të hedh baltë, ti mundohu të hedhësh lule në të.

Eriglisa është vajza e parë që erdhi në studio. Ajo është 26–vjeçe dhe është nga Laçi, ka mbaruar studimet e larta për mësuesi dhe vazhdon masterin për mësuese. Ajo i përket komunitetit egjiptian dhe sipas saj ky komunitet përballet me vështirësi. Familja e saj përbëhet nga 6 pjesëtarë, prindërit dhe 4 fëmijë.

E pyetur nga Gjebrea se si ka qenë fëmijëria e saj Eriglisa u përgjigj kështu: “Prindërit e mi gjatë gjithë jetës së tyre kanë mbledhur hekurishte të ndryshme, bidona dhe karton, pasi ka qenë e vetmja mundësi. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë”.

Ardit Gjebrea: Çfarë mban mend nga fëmijëria jote?

Eriglisa: Unë kam lindur 1 kg e 600 gr dhe në atë moment doktorët menduan se unë kam vdekur dhe më lanë në një lavaman, por falë tezës unë sot jam këtu, pasi më mori futi në gjoksin e saj dhe më ngrohu me nxehtësinë e turpit të saj. Në moshën 6 vjecc unë jam bërë nënë dhe babë për motrën dhe vëllain tim, i ushqeja, i mbaja, mundohesha dhe të gatuaj ndonjë gjë. Në shkollë kur shkoja edhe pse nuk kisha kohë për të mësuar, pasi kujdesesha për ata unë në duar kisha brumë, pasi bëja bukë.

Ardit Gjebrea: Ke punuar, ti vetë?

Eriglisa: Jo, deri në klasë të 8. Por duke qenë se ne jemi nga komuniteti egjiptian nuk kishim mundësi. Nuk e prisja se do vazhdoja të studioja. Mësuesja ime kujdestare ka insistuar me muaj duke bindur mamin tim që unë të vazhdoja shkollë. Edhe pse mami im kishte dëshirë ne nuk kishim mundësi. Falë mesues kujdestare jam këtu, ajo quhet Gjyste Baraku, ajo më ka regjistruar në shkollë në Lezhë. Më vendosi letrat për bursë, pa e ditur asnjë, ajo ka paguar të gjitha paratë. Më regjistroi në shkollë profesionale për mësuese. Katër vite e kam bërë vajtje- ardhje Lezhë- Laç. Një mundim dhe shpenzim shumë i madh për familjen time.

Ardit Gjebrea: Më çfarë shkoje?

Eriglisa: Me një mikrobus shkolle.

Ardit Gjebrea: Si i përballojë shpenzimet?

Eriglisa: Gjatë këtyre katër viteve u futa si vullnetarë në një organizatë të krishtere, për komunitetin tim. Në fillim isha vullnetare, por duke qenë se ata më panë që unë impenjohesha me vendosën një pagesë prej 50 mijë lekësh të vjetra. Dhe kjo ishte shumë ndihmesë pasi unë me atë paguaja transportin.

Ardit Gjebrea: A ta kenë marrë me vete prindërit kur mblidhni hekurishte?

Eriglisa: Mbaj mend njëherë që isha më babain në qytetin e Krujës dhe me shokët e tij. Dhe më kujtohet si tani, kur unë isha duke gërmuar brenda një kazani plehrash dhe doja të merrja një rrugicë e kuqe dhe unë mbeta brenda në kazanin e plehrave, pasi atij ju mbyll kapakun dhe nuk mundja të dilja.

Pasi mbarova gjimnazin, vështirësitë dihet që ishin të shumta, nuk e kisha menduar se do vazhdoja më shkollën edhe pse kisha rezultate të mira. Plotësova formularin vetëm për të mos me ngelur merak, dhe më doli e drejta e studimet edhe pse e hodha për një degë që nuk e kisha menduar, për Punë Sociale. Në fillim nuk pranova të shkoja, por familja ime këmbënguli. nisa studimet part –time në Shkodër për mësuesi. Doja të thoja që mami im e donte arsimin, dhe pse për vete ka bërë vetëm 3 vite në gjimnaz. Përpara se të vija unë këtu mami ishte duke gërmuar tokën në një uzinë. Ajo është shumë punëtore, nxjerr shufrat e hekurit nga betoni në mënyrë që të fitojë lek për të na ndihmuar ne. Unë, motra dhe vëllai im jemi këtu falë mundit të mamit tim dhe familjes sime.

Ardit Gjebrea: Ti në fakt doje ti jepje një mesazh mamit tënd, por pastaj ndyshove mendim…

Eriglisa: Jam menduar disa herë do shkoj do shkoj, mami im e meriton që unë ti jemm irënjohës, por kisha shumë ndrojtje. Por kam gjetur një arsye shumë të fortë që jam siot këtu.

Ardit Gjebrea: Cila është?

Eriglisa:Unë punoj prej dy vitesh në një organizatë që ka në fokus komunitetin egjiptian. Prej një viti jam edukatore me fëmijët romë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç janë fëmijët?

Eriglisa: Ata janë 3-4 vjeç dhe ne i përgatitim për më vonë. Unë e dua shumë atë punë.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për ata?

Eriglisa: Ata janë në gjendje shumë të mjerueshme, dhe më vjen shumë keq. Mund të vinë dhe zbathur. Duke qenë se jemi në fundvit doja të bëja diçka. Prindërit e tyre i nxjerrin pasdite për të lypur. Edhe pse ne paradite përpiqemi që ti kapim nëpër shtëpitë e tyre , pasi organizata i merr me furgon. Por për ata nuk është festa të mbushin tryezë me ushqime, por të kenë një dhuratë.

Ardit Gjebrea: Nuk marrin ata lodra për Vitin e Ri?

Eriglisa: Absolutisht, jo. Unë kam një muaj që më vjen keq të shkoj në punë, pasi ndihem keq se presin të marrin ndonjë dhuratë.

Ardit Gjebrea: Ju i siguroni ushqim dhe veshëmbadhje, kaq vështirë është për lodra? Kujt i jeni drejtuar?

Eriglisa: Ne i jemi drejtuar bizneseve që e dimë se mund të na ndihmojë, por asnjë përgjigje as negative nuk kam marrë. Një ditës rrugës kur po shkoja në punë mendova t’ju shkruaja ju, pasi e di formatin. Doja të ftoja dikë, dhe sikur babagjyshi të shfaqej në ambientet tona kjo do ishte dhe për mua dhurata më e bukur për këtë vit.

Ardit Gjebrea:  Si e kaloni ju ditën e fundit të vitit?

Eriglisa: Mund të them për fëmijërinë time, pasi kanë ndryshuar festat. Më përpara ishte arsyeja e ardhjes së fundvitit që të mblidhemi bashkë dhe të shohim televizion. Kurse sot duhet të mbushte tavolina. Edhe pse prindërit e mi janë munduar, nga pak.

Ardit Gjebrea: Sot ku studion?

Eriglisa: Unë studioj në Universitetin Europian të Tiranës, dhe e dua shumë degën që studioj, mësuese. Për këtë më është dashur të futem në borxhe, kam marrë një kredi për të studiuar.

Ardit Gjebrea: Si e shlyen këtë kredi?

Eriglisa: Me rrogën që marr shlyej kredinë, paguaj qiranë dhe marr dhe dy abone, ndërkohë sakrifikon akoma për mua dhe më ndihmon. Dua të them dhe diçka tjetër, mami im prej 10 vitesh ka një sëmundje të keqe në trup dhe ajo vazhdon ende të jetë e fortë. Jemi bërë gati për operacion dhe kemi marrë shumë borxhe dhe nga tezet, por ajo nuk pranonte pasi thoshte se vajza ka provimet dhe për shkollën time ka sakrifikuar. Ajo ka ndenjur në të ftohtë në acar dhe gjithmonë ka sakrifikuar për ne. Kam dashur të punoj dhe në qytetin tim të Laçit, por e vetmja punë që më është ofruar ka qenë që të fshija në bashkinë e qyteti, edhe pse unë jam me shkollë të lartë. Kur ishte Erion Veliaj ministër i Mirëqenies Sociale unë kam punuar 6 muaj në shkollën time 8 –vjeçare, si mësuese dhe bëra stazh me pagesë, dhe aty kam veshur përparësen e bardhë. 

Pasi përfundoi rrëfimin Eriglisa në studion e të “Dielës Shqiptare” në ‘Ka një mesazh për ty” ka ardhur dhe Angjela.

Ajo ka ardhur për historinë e djalit të saj.

Angjela: Isha 19- vjeç kur vendosa të martohesha me bashkëshortin tim. Pak kohë më vonë morëm vesh lajmin që do bëheshim me djalë. Ditët kalonin dhe kur erdhi momenti që do të lindja, gjithçka mori kthesë për jetën tonë, por edhe për djalin tonë. Morë vesh që ai vuan nga një sëmundje e rrallë kockash dhe ajo sëmundje nuk e lejonte që ai të ecte.

Ardit Gjebrea: Kur e more vesh këtë gjë?

Angjela: Që në momentin që ka lindur dhe ka ndenjur për 7 vite me allçi sepse ishte deformimi i këmbëve dhe kocka ishte shumë e dobët.

Ardit Gjebrea: Si i kishte këmbët?

Angjela: Ai i kishte këmbët e zhvendosua nga pas. Ai i është nënshtruar operacionit ,pas dy muajsh kur lindi. Ai ka qenë gjithmonë nëpër spitale. Ai është një fëmijë shumë i fortë dhe shumë inteligjent. E adhuron shkollë, dhe është shumë i dashur. Jam krenare që kam një fëmijë të mrekullueshëm si Leo. Ai është fora ime.

 

Ardit Gjebrea: Sa ndërhyrje ka bërë Leo?

Angjela: Ai ka bërë 14 operacione. Kemi shkuar dhe në Greqi, u ndez një dritë jeshile për Leon. Doktorët na garantuar se do shërohej, por duhet të paguanim shumë para dhe të jetonin atje. Leo i është nënshtruar operacioneve nga 12 orë.

Sa vjeç është Leo sot?

Angjela: Ai është 9 vjeç, tani është bërë dhe me motër. Kjo gjë e ka gëzuar shumë.

Ardit Gjebrea: Shkon në shkollë Leo?

Angjela: Po shkon, e çoj unë çdo ditë më karrocë. Këmbët e tij tani janë zhvilluar disi pas operacioneve. Leo do të bëhet futbollist si Lionel Messi. Në shkollë e dua të gjithë dhe ai ndihet shumë mirë.

Gjebrea ka ftuar në studio Leon dhe i ka kërkuar nënës së tij që të mos qajë, por të buzëqeshë.

 I pyetur nga Gjebrea se cila është dëshira e tij, vogëlushi u shpreh që të ngrihet sa më shpejt në këmbë.

Leo i ka dërguar një letër Babagjyshit këtë fundvit, edhe pse i ka çuar dhe herë të tjera letra, ai përsëri nuk është i mërzitur. Gjebrea mes emocionesh dhe lotësh ka lexuar letrën që Leo i ka dërguar Babagjyshit. 9-vjeçari i ka treguar për mësimet, motrën e cila ka ardhur në jetë, por nuk ka harruar dhe kërkesat.

Ai i ka kërkuar babagjyshit një makinë për të ikur në shkollë dhe një kukull për motrën. Më pas Gjebrea ia ka dhënë letrën Leos dhe ai e ka përfunduar letrën.

Më pas Gjebrea ka ftuar dhe Eriglisën, e cila i është bashkuar atyre.

Në studio u bashkua dhe Kryeministri Edi Rama, i cili ishte maskuar si Babagjyshi i Viti të Ri.

Rama: Si je? Kam marrë letrën tendë, më ke shkruar mua. E mban mend çfarë më ke kërkuar?

Leo: Një makinë që të shkoj në shkollë dhe një kukull për motrën.

Rama: Ditën e parë kur të shkosh në shkollë do të të presë taksia poshtë. Do të të marrë dhe do të çojë e do të sjellë në shtëpi prap, çdo ditë derisa të mbarosh shkollën. Por ndërkohë ne duhet të bëjmë çmos që t’i të ngrihesh në këmbë, kështu që duhet që të sjellim edhe fizioterapistin që t’i të fillosh stërvitjen. Tani do t’i jap edhe kukullën motrës.

Rama-Erit: Do të shkojmë bashkë para vitit të ri tek fëmijët. Kurse për ty do t’i çoj një mesazh Edi Ramës, që të bëhesh këshilltare e Ministrit për Çështjet Sociale.

Me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhej, Eri u shpreh se është e pamundur, pasi sipas saj duhet të ketë shumë eksperiencë. Por ‘Babagjyshi’ u shpreh se e gjithë eksperienca që i duhej ishte në zemrën e saj.

Pas kësaj, Kryeministri Edi Rama ka hequr maskën e Babagjyshit.

Rama: Kij Besim Leo, sepse do t’i bëjmë të gjitha ato që thamë. Edhe ti do të fillosh punë këshilltare tek ministri. T’i japësh mësim Ministrit nga zemra jote.

Gjerbea i kërkoi Kryeministrit që t’i japë një mesazh të gjithë fëmijëve në këtë fundvit.

Rama: Kur shikon nga afër njerëzit që kalojnë në këto vështirësi të jashtëzakonshme dhe unë kam parë plot, kupton se sa shumë ka për të mësuar nga këta njerëz dhe ka për të mësuar edhe një aspekt që është themelor besoj për të gjithë ne si prindër dhe si njerëz me përgjegjësi publike. Kjo vajza i ka pasur të gjitha justifikimet e botës për të mos shkuar në shkollë, për t’iu dorëzuar jetës, ashtu siç jeta i erdhi në kundërshtim me ëndrrat e saj, por nuk ka zgjedhur të justifikohet, por të luftojë me përpjekjet e saj të bëjë të mundur atë që jeta i thoshte është e pamundur për ty. E njëjta që është edhe për nënën e Leos dhe Leon vetë. Leo ka një ëndërr që do të çohet në këmbë dhe unë jam i bindur që Leo do të çohet në këmbët, sepse fuqia e tij për të luftuar me atë që jeta i thotë kjo nuk është e mundur për ty, është më e madhe sesa kundërshtia që i ka vënë jeta përpara. Unë besoj se ne të gjithë kemi shumë për të mësuar nga këta njerëz, ashtu sikundër edhe vetë Shqipëria sot, është një shtëpi që brenda ka një familje me shumë probleme, por i takon anëtarëve të familjes që të bëjnë zgjedhjen e tyre. Nëse do t’i dorëzohen kundërshtive, apo nëse do të luftojnë së bashku siç ka luftuar familja e vajzës për t’ia dalë që gjenerata tjetër ta kenë jetën më të lehtë dhe perspektiva e tyre të jetë më e sigurt. Ky është mësimi më i madh që mund të marrim nga njerëzit që nuk bëjnë lajm dhe është vërtetë momenti për t’ju shprehur respektin më të madh që u jepni zë e figurë këtyre njerëzve, që të tillë ka plot. Shqipëria reale është kjo është këtu sot.

Dua ta mbyll aty ku e nisa me vajzën, e cila tha që nuk ka eksperiencë. Në fakt vajza ka shumë më tepër eksperiencë, sesa kam unë, ose sa kemi të gjithë ne që jemi në qeveri, sepse ka eksperiencën e zemrës, të shënjuar çdo ditë të luftës me varfërinë dhe zemra e saj është një këshilltar i shkëlqyer që nuk ka të paguar. Ne sigurisht që do t’ia marrim shërbimin dhe me pagesën do të bëjmë të mundur që të mos paguajë më kredi, por të vazhdojë normalisht masterin dhe pastaj të bëhet pjesë me dinjitet të plotë, të atyre që janë shërbëtorët fisnikë të këtij vendi./tvklan.al

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.