Gëzuar 2018 nga IMAlbania.com!

Ndërsa tashmë jemi prej 4 vitesh si blogu kryesor i informacionit në Shqipëri dhe rajon si edhe 7 vite si brand në tregun mediatik online, sot është një ditë në të cilën të gjithë shprehin falenderimet dhe urimet e tyre, por na lejoni që këtë gjë ta bëjmë edhe në të dashur miq të IMA-s.

Ky vit ishte një nga më të suksseshmit edhe për Info Media Albania, arritje e cila mori shumë punë, kohë, dhe mundim. Këtë vit IMA arriti që të kryejë disa nga intervistat më të goditura që do të mbeten ende në memorjen e serverave të internetit, lajme ekskluzive që bërën bujën më të madhe.

Punë që shpesh u shoqërua edhe me stres dhe netë të vona duke ndenjur pa gjumë, vetëm për t’i arritur qëllimin tonë të përbashkët: Informimin e lexuesit, duke ruajtur seriozitetin!

Falenderojmë të gjithë ata që ishin pjesë e intervistave të këtij viti, personazhet më të njohur të ekranit, kombëtarë edhe ndërkombëtarë, të cilët pranuan me kënaqësi të ishin pjesë e rubrikave tona, i urojme sukses ne karrieren e tyre

Falenderim shkon edhe për televizionet, të cilat shpesh edhe nuk na kanë përkrahur në punën tonë, madje janë përpjekur edhe të na sulmojnë më shpata, madje shpesh edhe për të mbuluar të vërtetën që ne kemi shfaqur.

Por falenderim shkon edhe për ato që madje na dërgojnë shpesh falenderime dhe kanë qënë të gatëshme të bashkëpunojnë, te gjitheve pa prejashtim nje vit te ri te suksseshem me sa me shumë programacion.

Duke shpresuar që t’ia keni kaluar mirë gjatë këtij viti, ju urojmë një vit të ri plot gëzim, harmoni, dashuri dhe sukses në familjen e  gjithsecilit prej jush!

Ju lëmë së shpejti takim me shpalljen e fituesëve të IMA Awards 2017! 🙂

 

Niko & Justin

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.