Bëhuni gati për Hells Kitchen, sonte në Top Channel me Renato Mekollin!

Sonte në prime time do të ketë premierën edicioni i parë i formatit Hells Kitchen në Top Channel. Dhe ai që do ti verë flakën kuzhinës së restorantit do të jetë shefi i njohur Renato Mekolli.

Duke filluar nga sonte, ora 21.00 për çdo të premte, Top Channel do të sjellë ekskluzivisht një nga formatet më të ndjekura në mbarë globin ku në qendër është gatimi, në një kopeticion ku konkurentët nuk do ta kenë të lehtë të kalojnë provën përballë gjykimit të rreptë të shef Mekollit për të qenë më i miri.

Një nga formatet më të suksesshëm në zhanërin “reality” në të gjithë botën! Një show, që ndërthur garën, tensionin, pasionin dhe gatimin! Nje program që do të përcjell emocione të mëdha, jo vetëm tek konkurentët, por edhe tek i gjithë publiku.

Hell’s Kitchen numëron në Amerikë 17 sezone të suksesshme! Çfarë ndodh në kuzhinën e shefit, kur ne shkojmë në një restorant. Përtej, shijes, delikatesës dhe emocionit që marrim nga të shijuarit të një recete me 5 yje, ka shumë mund, përgatitje, tension, kujdes dhe përkushtim.

Pikërisht këtë do të mundohet të sjellë në Top Channel Renato Mekolli, i cili rikthehet në këtë ekran pas largimit nga Masterchef. Dhe për tu rikthyer sa më fuqishëm shefi i njohur në të njëtin orar më premierën televizive do të lançoj edhe website-in e tij zyrtar ku do të gjeni receta dhe më të rejat ekskluzive nga spektakli.

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.