Bes Kallaku rikthehet në Top Channel, por vetëm për një mbrëmje. Ai ka marrë pjesë në Shiko kush Luan që do të transmetohet këtë të shtunë. Dhe ka zbuluar personazhet e tjerë, para Luanës.
Do të jetë vërtet një mbrëmje e veçantë me pjesëmarrjen e Valbona Selimllarit, Dritan Shakohoxhës dhe Rozana Radit.
Besi ka premtuar mbrëmjen më të bukur deri tani.
Për personazhet e mbetur ia ka lënë ekskluzivitetin, Luanës.