Gazetari dhe analisiti i mirënjohur Blendi Salaj do të ndërmarrë një tjetër eksperiencë televizive në ekranin e Ora News, me emsionin e tij më të ri.
“100 minuta” është emisioni që pritet të trajtoj temat më pikante të aktualitetit në vënd, ngjarje të cilat prekin drejtëpërdrejt publikun shqiptar.
Blendi Salaj i njohur për mënyrën e tij për të ngjallur diskutim padyshim do të sjellë në ekran një emision të arrirë. Të ftuar të ndryshëm do ulen përballë Salaj për të analizuar aktualitetin. Për “100 minuta” ai do të na mbajë të mbërthyer përpara ekranit të Ora News duke filluar nga e premtja tjetër, ora 21:00, në Ora News. Një emisioni ku jo vetëm politika do ketë zërin e saj por edhe tema sociale të ndryshme. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse t’i urojmë sukses Blendit!
IMA / G. Qerimi