IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Carlo Bollino: Sindikatat e gazetarëve, nën drejtimin e botuesve të kompromentuar

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Carlo Bollino: Sindikatat e gazetarëve, nën drejtimin e botuesve të kompromentuar

Ndër ato qindra nene ligjesh që përbëjnë reformën e drejtësisë, është një, që jo vetëm kërcënon hapur lirinë e shtypit, por edhe çnatyron rolin dhe sensin e gazetarëve e të punës së tyre. Fjala është për nenin 13 të projektligjit mbi Byronë e Hetimit (SPAK), i cili parashikon në mënyrë eksplicite që “Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes (…) mediave (…) ndalohet dhe dënohet me ligj”.

ADVERTISEMENT

Lexo edhe: Reforma në drejtësi, neni 13 cënon lirinë e medias. Gazetarët: Të rrëzohet!

Në kuadër të vrullit për t’u garantuar pavarësi prokurorëve, për faj të korrupsionit të të cilëve sot ka falimentuar drejtësia shqiptare, harrohet që, në një proces penal, prokurori është vetëm “një palë”, dmth akuza, e cila, në sistemet moderne gjyqësore, i kundërvihet “palës” tjetër, dmth mbrojtjes. Janë të dy “palët” (akuza dhe mbrojtja) që i nënshtrohen, më pas, gjykimit të pavarur të gjyqtarëve. Nuk ka dyshim që një prokuror i korruptuar ka shumë mundësi t’i garantojë pandëshkueshmëri një politikani hajdut apo një krimineli, por është edhe më e vërtetë që është korrupsioni i gjyqtarit ai që e garanton me siguri absolute këtë pandëshkueshmëri.

Neni 13, që shqetësohet të mbrojë nga presioni i “mediave” prokurorin (pra, një “palë” të procesit), në realitet kërcënon vetëm parimin kushtetues të rolit të informacionit, pa ofruar asnjë instrument tjetër kundër korrupsionit dhe pa i shtuar asnjë vlerë transparencës së procesit penal. Në të kundërt, gazetarët duhet ta ruajnë rolin e tyre kritik, jo vetëm ndaj gjyqtarëve dhe vendimeve, por edhe ndaj prokurorëve, të cilët, edhe në kuadër të pavarësisë së tyre (aq më keq akoma po të mos e kenë këtë), mund të gabojnë. Në fakt, vetëm në diktatura dhe në shtetet policore veprimi i prokurorit konsiderohet i pagabueshëm. Dhe të habit fakti që një vlerë aq e rëndësishme si liria e shtypit të nëpërkëmbet në mënyrë kaq trashanike nga këshilltarët ndërkombëtarë, që po ndihmojnë autoritetet shqiptare për të shkruar tekstin e reformës.

Nëse shtypi është një “watch dog” (qen roje) ndaj pushtetit (dhe duhet të jetë kështu edhe në Shqipëri, siç është në të gjitha demokracitë e botës) nuk kuptohet pse prokurorëve shqiptarë u duhet dhënë ky imunitet ndaj kritikave të mediave, që nuk ekziston në asnjë vend tjetër të lirë. Neni 13 në fakt është kaq i përgjithshëm, sa që çdo artikull apo kronikë që do të kritikonte një veprim i prokurorit do të mund të interpretohej si “influencë e papërshtatshme” dhe ta vinte kështu gazetarin para rrezikut të arrestimit. Rrezikohet të arrihet në një absurd të tillë, ku, për të bërë një hap përpara drejt krijimit të një drejtësie të pavarur, në Shqipëri bëhet një hap prapa duke mohuar lirinë e shtypit. Nga deklaratat e para te ardhura sot nga përfaqësues të mazhorancës mesa duket po reflektojnë dhe kanë premtuar se “neni 13 do të riformulohet”.

Neni 13 po alarmon shoqatat e gazetarëve shqiptarë, por pikërisht kjo protestë nxorri në pah paradoksin, në të cilin ndodhen ende sot mediat në Shqipëri. Gazetarët shqiptarë në fakt sot përfaqësohen në këtë protestë në emër të lirisë, nga dy shoqata, që kanë paraqitur një dokument me katër firma: ndër to, vetëm një i përket një gazetari të vërtetë (Aleksandër Çipa), ndërkohë që firmat e tjera janë ato të tre botuesve, si Aleksandër Frangaj, Ylli Rakipi dhe A. SH.

Paradoksi qendron në faktin se liria e shtypit shqiptar ende sot duhet të mbrohet nga tre personazhe si këta, të njohur jo vetëm si shantazhistët më të vjeter në historinë e gazetarisë shqiptare, por që, mbi të gjitha, nuk i kanë praktikuar kurrë rregullat e gazetarisë së pavarur, duke punuar gjithnjë si teknikë të propagandës dhe shërbëtorë të verbër të partive.

Prej vitesh unë e përsëris që pavarësia e vërtetë e gazetarëve në Itali si në shumë vende të tjera evropiane, garantohet nga ekzistenca e një sindikate të vetme (dhe të pavarur) të gazëtarëve, e cila mbrohet me ligj dhe që kurrën e kurrës nuk mund të drejtohet nga një botues. Botuesit, nga ana e tyre, kanë një sindikatë të vetën, po aq të fuqishme, por të shkëputur nga ajo e gazetarëve. Natyrisht, etika dhe serioziteti i atij që përfaqëson dy sindikatat është një shtyllë themelore për besueshmërinë e shtypit, pasi, ndër funksionet e tij, nuk është vetëm mbrojtja e lirisë së informimit, por edhe respektimi i kodit moral profesional nga botues e gazetarë.

Ndryshe nga vendet europiane, në Shqipëri kjo rrugë nuk është ndjekur ende. Këtu gazetarë e botues ngatërrohen me njeri-tjetrin dhe shumë prej tyre në Shqipëri ndonjëherë janë autorët dhe herë të tjera janë viktimat e shantazheve.

ADVERTISEMENT

Rezultati i këtij boshllëku të madh ligjor është ai, që sot liria e mediave shqiptare duhet të mbrohet nga “ata të tre”. Një fakt ky, që, para të tjerëve, duhej të alarmonte qeverinë, pasi po rrezikon dukshëm të katandiset më keq se ata.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Via: Carlo BOLLINO
Tags: analizeCarlo BollinoReforma ne DrejtesiSPAK
Previous Post

Djali Sirian, folësja e CNN shpërthen në lot gjatë edicionit informativ | VIDEO

Next Post

Rrëfehet velina e “Fiksit”, Gea Braha: Ndërhyrje estetike?! Preferoj të mbetem si më ka bërë Zoti!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Rrëfehet velina e “Fiksit”, Gea Braha: Ndërhyrje estetike?! Preferoj të mbetem si më ka bërë Zoti!

Rrëfehet velina e "Fiksit", Gea Braha: Ndërhyrje estetike?! Preferoj të mbetem si më ka bërë Zoti!

“Ora Juaj” emisioni i ri i mëngjesit në Ora News dhe Channel One

"Ora Juaj" emisioni i ri i mëngjesit në Ora News dhe Channel One

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA