IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Rrëfehet velina e “Fiksit”, Gea Braha: Ndërhyrje estetike?! Preferoj të mbetem si më ka bërë Zoti!

Intervistë ekskluzive me Gea Braha, Velinë e "Fiks Fare".

by Rezalt Justin Kasaj
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Rrëfehet velina e “Fiksit”, Gea Braha: Ndërhyrje estetike?! Preferoj të mbetem si më ka bërë Zoti!

Ajo është një nga velinat më seksi të Top Channel, e shohim pothuajse përditë gjatë javës në Fiks Fare, aty ku është bërë e njohur edhe për publikun. Spikat për format e saj perfekte dhe jo pak herë mund ta cilësojmë si një nga femrat më të bukura të ekranit, pikërisht Gea Braha.

ADVERTISEMENT
  1. Tashmë e njohur si fytyrë e pothuajse të gjitha mbrëmjeve si velinë e “Fiks Fare”, si ka qënë eksperienca juaj në këtë emision?

Më lejoni të them se është padyshim një ëndërr e bërë realitet! Unë jam shprehur edhe me parë, në lidhje me dashurinë që kam ushqyer që në vogëli për këtë format. Është kënaqësi të jesh pjesë e Fiks Fare, por mbi të gjitha është privilegj të punosh me një staf të kualifikuar e familjar si ai i Fiksit. Do t’a cilësoja si një nga përjetimet më speciale, i cili të ofron mundesinë të promovohesh e të shpalosësh talentin tend.

IMG-20160816-WA0006

2. A ka pasur Gea vështirësi në punën e saj në Televizion?
Duke qënë se që në moshë të herët kam shfaqur pasion për televizionin, jam aktivizuar së shumëti në kurse danci, aktrimi, gjithashtu dhe në fushën e modelingut kam patur mjaft sukses. Këto përvoja të rëndësishme, kanë kontribuar në impaktin me kamerat, lirshmërinë para tyre, përvetësimet e lëvizjeve etj., e si rrjedhojë jam përshtatur shumë shpejtë me punën time.

3. Momenti që ju ka vënë më tepër në siklet gjatë “Fiks Fare”?
Më besoni se atmosfera jo vetëm në Fiks Fare, por në të gjithë Top Channel është aq e ngrohtë sa ndihesh si në familje. Kështu që vështirë të thuhet se jemi ndjerë në siklet ndonjëherë (qesh). Stafi ynë është shumë i lidhur, ndaj çdo gjë e kalojmë me humor.

IMG-20160815-WA0040

4. Spikat në linjat trupore, kjo ka bërë që ju të jeni ndër velinat më simpatike të ekraneve shqiptare, a keni marrë oferta punë nga televizione të tjera për të qënë pjesë e tyre? Cilat?
Së pari ju falenderoj ju dhe të gjithë ata persona që më kanë mbështetur e vlerësuar, jo vetëm për pamjen fizike por edhe për punën time. Jeni bekimi më i madh! Ndërsa sa i përket ofertave, ka patur të tilla pa diskutim, madje herë pas here edhe shumë joshëse, por nuk i kam konsideruar, pasi për momentin jam e kënaqur me gjithçka kam. Është nder të jesh pjesë e një mediumi prestigjoz si Top Channel.

IMG-20160815-WA0042
5. Përveç ekranit, ku tjetër është e angazhuar Gea?
Ekrani është pasion sigurisht, por shkolla mbetet pa diskutim prioritet, ndaj aktualisht angazhimi më i rëndësishëm është studimi në degën financë-bankë, ndërkohë që këtë vit finalizoj masterin.

6. Pasioni më i madh i juaj?
Nuk do të veçoja dot, pasi ka disa. Më pëlqen gjithçka ka të bëjë me artin.

7. Ëndrra e mbetur në sirtar që pret rradhën për t’u realizuar?
Pa diskutim rrugëtimi ynë në këtë jetë pa ëndrra nuk do kishte sens. Janë motivacioni që na shtyn të ecim përpara. Ndihem e bekuar, pasi deri më sot kam arritur t’i përmbush ato, sigurisht falë një punë e përkushtimi serioz. Nuk kam dicka specifike tani, por nëse do ta themi keshtu, dëshiroj të mbetem pjesë e ekranit.

IMG-20160815-WA0041

8. Është Gea në krahët e një mashkulli?
Siç e kam përmendur edhe më parë nuk preferoj të komentoj për këtë pjesë, pasi e cilësoj si të shenjtë. Jo më kot quhet jetë private, besoj se diçka të tillë duhet ta këtë.

ADVERTISEMENT

9. Shpesh jeni parë në mënyrë skeptike për format. A keni kryer ndërhyrje estetike?
Nuk kam absolutisht asgjë kundra ndërhyrjeve estetike për sa kohë e bëjnë dikë të evitoj komplekset e të ndihet mirë me veten e tij. Ama personalisht tek vetja nuk do të dëshiroja kurrësesi diçka të tillë. Askush nuk është perfekt por unë falenderoj Zotin për gjithçka më ka falur dhe preferoj të mbetem ashtu si ka dashur ai.

10. 5 gjërat që i urren tek vetja?
Hmmmm… nuk do të thoja i urrej, por do të parapëlqeja të isha pak më korrekte me oraret (qesh), si dhe nuk do doja të isha një natyrë kaq e ndjeshme siç jam, këto më vijnë ndërmend tani.

IMG-20160815-WA0038

11. Ku e sheh veten pas 10 vitesh?
Interesante… Nuk e kam përfytyruar por besoj e rrethuar me shumë dashuri nga familja, të cilën do e kem krijuar dhe shpresoj sa më e realizuar profesionalisht.

12. Planet dhe projektet e tua për të ardhmen?
Kam disa objektiva që dua t’i përmbush, ende nuk janë konkrete dhe gati për ti zbuluar. Le t’ia lëmë kohës.

Faleminderit që u bëtë personazhi i rradhës në kolltukun e intervistave të IMA! 🙂

Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!

Via: Justin Kasaj
Tags: EkskluziveGea BrahaInterviste EkskluzivePersonazhTop Channelvelina seksi e fiksit
Previous Post

Carlo Bollino: Sindikatat e gazetarëve, nën drejtimin e botuesve të kompromentuar

Next Post

“Ora Juaj” emisioni i ri i mëngjesit në Ora News dhe Channel One

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
“Ora Juaj” emisioni i ri i mëngjesit në Ora News dhe Channel One

"Ora Juaj" emisioni i ri i mëngjesit në Ora News dhe Channel One

Rikthehet “Friends” në Report TV

Rikthehet "Friends" në Report TV

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA