IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Çfarë do të ndodhë tani me Agon Channel dhe stafin e tij?

by Niko Lako
2015/06/09
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Çfarë do të ndodhë tani me Agon Channel dhe stafin e tij?

Prej ditës së djeshme është bërë publik lajmi për sekuestrimin e 60 % të aksioneve të televizionit Agon Channel. Ndërkohë që pronari Francesco Becchetti është shpallur në kërkim, tashmë është në pikëpyetje fati i një sërë personazhesh analistësh të njohur, të cilëve iu ofruan oferta joshëse për të qenë pjesë e stafit të Agon.

ADVERTISEMENT

Po çfarë do të ndodhë më këta gazetarë e analistë, që kanë mbajtur transmetimet e televizionit Agon Channel nga mëngjesi deri në darkë, në momentin që thuhet që televizioni do të mbyllet?

Figura të rëndësishme si Sonila Meço, Adi Krasta, Saimir Kodra, Andi Bejtja, Gentjan Zenelaj, Fatos Lubonja etj (shfletoni galerinë),  të cilët jo vetëm janë rekrutuar nga Becchetti dhe kanë punuar në  këtë televizion por kanë qënë punonjës besnik, madje mund të konsiderohen si shtyllat e Agon Shqipërisë. Mjaft të kujtojmë se këta gazetarë kanë mbajtur një sërë emisionesh nga mëngjesi deri në orët e vona të darkës, pa harruar që disa prej tyre kanë edhe transmetime dhe emisione në fundjavë. Duhet thënë se këta emra të njohur të medias kanë nënshkruar kontrata me paga shumë të mëdha, të cilat i kanë bërë të sakrifikojnë punë, privilegje si dhe marrëdhëniet e tyre me mediat e tjera për pozicionin dhe punën në Agon Channel.

ADVERTISEMENT

Ndaj mbetet një dilemë shumë e madhe se çfarë do të ndodhë me këto figura të rëndësishme, ndërkohë që një tjetër dilemë e madhe por ndoshta më pak e rrezikshme është edhe për figurat e njohura italiane si Sabrina Ferilli apo Simona Ventura. Në fakt dilema lidhet direkt edhe me imazhin e tyre, të cilat pranuan të punonin për një televizion dhe një pronar që nuk e njihnin dhe të jetonin në Shqipëri, një vend thuajse i panjohur për to. Mesa duket Ventura dhe Ferilli nuk i thanë dot jo ofertave të Becchetti-t. Prezantueseve të njohura italiane do t’ju duhet ndër të tjera të përballen edhe me televizionet italiane dhe median atje për shkak të zgjedhjes së tyre për të qënë imazh në Agon Channel.

Por ndërkohë pyetja tjetër e madhe është se çfarë do të ndodhi me punonjësit e tjerë, ata të cilët u larguan kryesisht nga puna në shumë televizione e tjera duke djegur ofertat dhe pagat e mëparshme. Nuk duhet harruar se ata janë njërëz që i duhet të mbajnë familjen me punën e tyre si teknikë, kameramanë, montazhierë, shoferë, etj, të cilët zgjodhën të lënë punën në televizionet e tjera vetëm për 5.000 apo 10.000 lekë më shumë.

Ndoshta kjo pyetje duhej bërë përpara se ata të punësoheshin nga Agon Channel por ndonjëherë dëshira e mirë, tregu i parregulltë mediatik, vonesat e pagesave, shpesh edhe mungesa e lirisë së shprehjes duket se i ka shtyrë këta punonjës të pranojnë ofertat e një pronari të ri, nga milionat e të cilit do të tundoheshim edhe unë, edhe ti, e ndoshta të gjithë!/Anabel.al//

Tags: Adi KrastaAgon ChannelFrancesco BecchettiGentian ZenelajSaimir KodraSonila Meço
Previous Post

Skema e mashtrimit, sipas prokurorisë: Becchetti, fatura fiktive dhe vjedhje me rimbursimin e TVSH-së

Next Post

Andi Bushati: Mjafton të shihje emisionin e Sonila Meços me Becchetin, dhe të kallej krupa

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Andi Bushati: Mjafton të shihje emisionin e Sonila Meços me Becchetin, dhe të kallej krupa

Andi Bushati: Mjafton të shihje emisionin e Sonila Meços me Becchetin, dhe të kallej krupa

Mediaset, marrëveshje me Eutelsat për kanalet e reja satelitore

Mediaset, marrëveshje me Eutelsat për kanalet e reja satelitore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA