Koronavirusi i ka marë jetën një tjetër figure të njohur të televizionit shqiptar. Ditën e sotme, nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin dhe regjisori Kadri Metohu.
Në moshën 90 vjeçare, ai ka ndërruar jetë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Metohu ka prodhuar dhjetra spektakle televizive, radio-drama, dokumentarë dhe telereportazhe.
Në veprat skenike, ai ka qënë regjisor i disa veprave operisitike.
Kadri Metohu ka studiuar në Prakë të Çekisë ku nga andej solli një eksperiencë të vyer në regjinë e televizionit, radios dhe skenës.
Ai gjithashtu u specializua në RAI dhe ishte një ndër kontribuesit më të vyer në rritjen e RadioTelevizionit Shqiptar.
Ai është
Është krijues i emisioneve të sukseshme radiofonike si “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” si dhe “Teatri në mikrofon”.