IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Dita e Çekistëve” një festë në kujtim të terrorit dhe shtypjes sovjetike

by IMA Redaksia
2020/12/20
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
“Dita e Çekistëve” një festë në kujtim të terrorit dhe shtypjes sovjetike

Këtë 20 dhjetor, Rusia feston njëqind e tre vjetorin e Çekistëve. Çeka, ishte agjencia sekrete e sigurisë bolshevike, e formuar për të identifikuar dhe çrrënjosur veprimtarinë kundërrevolucionare.

ADVERTISEMENT

Më 20 dhjetor 1917, diktatura e porsalindur bolshevike e Vladimir Lenin krijoi forcën e saj të fshehtë të policisë për të shtypur opozitën, që mori titullin: “Komisioni i urgjencave ruse për luftimin e kundërrevolucionit dhe sabotazheve” ose “Çeka”. “Çeka” ishte për qytetarët e Bashkimit Sovjetik, një simbol i terrorit dhe tiranisë.

Nën drejtimin e Leninit, “Çeka” kreu arrestime masive, burgosje dhe ekzekutime të “armiqve të popullit”. Në një kohë relativisht të shkurtër, Çeka arriti të shtrijë shtypjen e saj ndaj të gjithë kundërshtarëve politikë të qeverisë komuniste, përfshirë anarkistët.

Më 12 prill 1918, rreth 26 qendra politike anarkiste në Moskë u sulmuan.

Rreth 40 anarkistë u vranë nga forcat Çeka dhe rreth 500 u arrestuan dhe u burgosën pasi u zhvillua një betejë e ashpër midis dy grupeve. Në përgjigje të rezistencës së anarkistëve, Çeka orkestroi një fushatë masive hakmarrëse me ekzekutime dhe arrestime kundër të gjithë kundërshtarëve të qeverisë bolshevike, në atë që u bë i njohur si “Terrori i Kuq”.
“Çeka” e njohur ndryshe dhe si “Terrori i kuq” ka orkestruar fushata të përgjakshme kundër Gjermanisë, Austrisë, Çeko-Sllovakisë, Serbisë, Ukrainës, Rumanisë dhe Francës. “Çeka” u përdor gjithashtu kundër Ushtrisë së Zezë anarkiste të armatosur të Nestor Makhno në Ukrainë, qeveria komuniste sovjetike vendosi të eliminonte forcat anarkiste ukrainase duke terrorizuar fshatarët dhe shkatërruar anëtarët e partive politike ukrainase.

Me prezantimin e politikave të reja ekonomike dhe kontakteve me Perëndimin, qeveria sovjetike u përpoq të shkëputej nga politika e terrorit dhe riorganizoi Çeka-n në GPU, e cila u pasua nga OGPU-ja, NKVD-ja dhe më pas në KGB. Por, pavarësisht çdo reforme politike, natyra shtypëse sovjetike nuk ka ndryshuar.

Duke qenë se “Çeka” u riemërtua në KGB-në e tmerrshme në vitin 1954, duket sikur organizata nuk ka reshtur kurrë së ekzistuari. Edhe pse KGB u shpërbë në vitin 1991, veprimtaritë dhe aktivitetet e saj kanë qenë në rritje gjatë viteve të fundit, nën petkun e emrit të ri FSB, që është Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, apo SVR Shërbimi i Jashtëm i Inteligjencës ruse. Sot FSB ka liri të pakufizuar dhe nuk i përgjigjet as Parlamentit, dhe as opinionit publik.

ADVERTISEMENT

Së pari, u bë një fushatë destabilizimi në Moldavi, me kandidatin pro rus, e ndjekur nga helmimi i një tregtari armësh në Bullgari dhe më pas një grusht shteti të organizuar në Malin e Zi. Në vitin 2018, pati një përpjekje për të vrarë një ish-spiun rus në Britani, duke përdorur një agjent nervor (novachok). Megjithëse operacionet mbanin gjurmët e dorës së shërbimeve të inteligjencës ruse, autoritetet fillimisht i panë ato si sulme të izoluara dhe pa lidhje me njëra-tjetrën. Zyrtarë të sigurisë perëndimore tani kanë arritur në përfundimin se, këto operacione dhe potencialisht shumë të tjerë, janë pjesë e një fushate të koordinuar dhe të vazhdueshme për destabilizimin e Evropës, ekzekutuar nga një njësi elitare brenda sistemit të inteligjencës ruse të aftë në përmbysje qeverie, sabotim dhe vrasje.

Rusia, jo vetëm që nuk i ka dënuar krimet e sistemit totalitar, por i bën jehonë me festime madhështore dhe të kushtueshme, dorës që ka oranizuar dhe ekzekutuar këto krime. Që nga viti kur Putin erdhi në pushtet, shërbimet sekrete ruse, si pasardhëse të Çeka-s, kanë qenë në krye të çdo vendimmarrje mbi Rusinë, duke qenë se vetë presidenti është një ish-anëtar i KGB-së dhe përdor termin çekist, në formë më të modernizuar. Pasi erdhi në pushtet, ai filloi një ofensivë mbi miliarderët vendimmarrës të epokës së Jelcinit: disa u arrestuan, të tjerët u dëbuan në internim. Por, ata që besojnë se veprimtaritë politike të Putinit kishin për qëllim t’i jepnin fund mbretërimit të oligarkisë në Rusi gabojnë: ai thjesht zëvendësoi oligarkët me disa nga burrat që bënin pjesë në shërbimet e inteligjencës së KGB-së, miq nga fëmijëria dhe rinia e tij. Këta janë ata që sot sundojnë Rusinë, të etur për pushtet ekonomik dhe politik, pa treguar mëshirë për ata që guxojnë të prishin planet e tyre.

Via: Armela Toska
Previous Post

COVID-19 i mer jetën një prej regjisorve më të vyer të Televizionit Shqiptar

Next Post

Vritet një efektiv i FNSH nga djali 7-vjeçar

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Vritet një efektiv i FNSH nga djali 7-vjeçar

Vritet një efektiv i FNSH nga djali 7-vjeçar

Sherr masiv në spitalin e Prizrenit: Pacienti godet mjekët sepse…

Sherr masiv në spitalin e Prizrenit: Pacienti godet mjekët sepse...

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA