Vaksina kundër koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, është efektive dhe krijon imunitet nga Covid-19.
Testi që përfshinte 1077 njerëz tregoi se injeksioni krijon antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut, që luftojnë virusin. Gjetjet janë jashtëzakonisht premtuese, por është ende shumë shpejt të dihet nëse kjo është e mjaftueshme për të qenë 100% të sigurtë nga Covid-19.
Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 100 milion doza të vaksinës.
Burimi BBC