Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e diskove, klubeve të natës dhe bareve me muzikë, ka sjellë me vete reagimin e artistëve që japin shfaqje live. Kantautori Elton Deda ka postuar një status ku ironizon këtë vendim:
“Stop sfidës ndaj rregullave”/ Manastirliu: S’ka më disko e pub-e, as në ambiente të hapura dhe as të mbyllura! Në të kundërt gjobë
“Kevin Kaceli sapo më dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri në 10. Ne këtë mënyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare”, shkruan ai.
Edhe këngëtarja Xhesika Polo ka reaguar duke thënë se mbyllja e muzikës pas orës 20.00 është një vendim i pakuptimtë.
https://www.instagram.com/p/CC3HcTbAM7Q/?utm_source=ig_web_copy_link








