Në datë 4 mars debuton në Shtetet e Bashkuara seriali i ri CSI: Cyber, spinoff i CSI që do të ketë për protagoniste aktoren Patricia Arquette në rolin e agjentes speciale Avery Ryan, një cyber psikologe në krye të një divizioni të FBI.
Të tjerë aktorë pjesë e cast-it janë James Van Der Beek, Peter MacNicol, Charley Koontz, Bow Wow dhe Luke Perry.
Promo e episodit të parë, me titull Kidnapping 2.0, prezanton team-in e ri që do të përballet me botën e krimit në versionin cyber.
Ja video spoti:








