Mbrëmjen e së Hënës u mbajt nata e parë e edicionit të tretë të Dance With Me, formatit të kërcimit në Televizionin Klan.
E mbushur plot humor dhe alegri, DWM rezervoi shumë supriza dhe kërcime fantastike nga 6 çiftet konkurente, kur ndër më pëlqyerit, të cilët u shpallën mbretër të mbrëmjes së parë të spektaklit ishin pikërisht Nard Ndoka dhe Greta Koçi, të cilët e kanë nisur me “këmbë të mbarë” garimin e tyre.
Ju ftojmë të shihni galerinë me fotot nga nata e parë e DWM 3!








