“Dashuri dhe Mëkat” nga 30 Mars në Kanal D- Drama

Një betejë e ashpër mes dy grave, ku kryefjalë është pabesia.

Seldës nuk ia merrte kurrë mendja se e bija e shoferit të të shoqit, Nesrini, e cila hyri në jetën e saj për të kërkuar strehë, do t’ia uzurponte atë plotësisht. Selda ndihet e poshtëruar, kur i shoqi e tradhton me vajzën të cilën e mirëpritën në shtëpi si të ishte e bija. Selda dhe Kerimi janë martuar që në moshë të re së bashku dhe ajo ka sakrifikuar gjithçka për familjen dhe fëmijët. Kur Nesrini shtie në dorë gjithçka që ajo e mbronte me aq ngulm dhe që e kishte ndërtuar me aq mund, Selda ndien keqardhje për jetën e saj të lënë pas dore për vite me radhë. E megjithatë, nuk ka ndër mend të dorëzohet!

Ky serial do të transmetohet nga e hëna në të premte ora 16:00 në Kanal D!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.