Një tjetër javë plot surpriza dhe ta papritura do të mbërthejë shikuesit e “Dashuri e Ndaluar” përpara ekranit të Televizionit Klan.
Behluli mëson rreth lojës qe Bihteri bëri ndaj tij me nënë e saj dhe kuptoi se ajo nuk do të heqë dorë prej tij lehtë.
Adnani akuzohet për shfrytëzim të punëtorëve të paligjshëm në shtëpinë e tij.
Ballafaqimi mes Behlul dhe Firdevs kthehet në një sfidë e marrëdhënia mes tyre sa vjen e vështirësohet.
Zonjusha kërkon të thyejë heshtjen e të reagojë kundrejt Bihter. Kjo e fundit arrin të kuptojë se zbulimi i së vërtetës tashmë është shumë pranë. Zonja Firdevs tani po mendon të bëjë një plan tjetër e të zgjidhë konfliktet në shtëpi.
Tashmë në dijeni të sekretit është edhe Beşir, i cili deri më tani ka premtuar se nuk do tregojë gjë.
Adnan dhe Hilmi Onal do të përballen me njëri – tjetrin në Gjykatën ndërkohë që frika më e madhe Behlulit është se e vërteta do të dal shumë shpejt në dritë. Bihter dhe Firdevs janë në po të njëjtin pozicion me po të njëjtën frikë.
Fakti se Bihter nuk mund të heqë dorë nga Behluli, e bën të luajë kartën e saj të fundit. Pakujdesia e saj tërheq vëmendjen e njerëzve.
Nihal fillon të ngrejë dyshimet e saj për gjithçka po ndodh në shtëpi. Kur ajo fillon të pyesë Behlulin për dyshimet e saj, ajo tërhiqet sërish pas reagimit të fortë që vjen nga Behluli.
Me gjithë rreziqet që ajo ka ndërmarrë, Firdevs kupton se Bihter nuk do të heqë dorë lehtë nga Behluli, e për këtë ajo vendos të tërhiqet nga plani me të bijën.
Për të parandaluar një fatkeqësi në të ardhmen Peyker do të paralajmërojë Behlulin për herë të fundit.
Nihal do të organizojë një festë të papritur ditëlindjeje. Kur Bihter dëgjon rreth kësaj përpiqet të afrohet me Nihalin në organizimin e festës, për të fituar kështu besimin e saj sërish.
Burimi | TV Klan