Dëbora shtron qilimin e bardhë edhe në Parkun e Llogarasë

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Ulja e temperaturave ka bërë që edhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë të mbulohet nga dëbora duke krijuar një tapet të bardhë.

Pasditen e ditës së premte kanë nisur reshje të dendura dhe në orët e mbrëmjes bora ka mbuluar parkun kombëtar të Llogarasë.

Një destinacion turistik në çdo stinë të vitit dhe sigurisht reshjet e dëborës kanë bërë që këtë fundjavë të tërheqë edhe më shumë vizitorë.

Siç mund ta shihni edhe nga pamjet e mëposhtme dhjetëra familjarë kanë ndaluar për të shijuar këtë pamje fantastike dhe pse jo për të luajtur me njëri tjetrin, edhe pse temperaturat janë tepër të ulëta.