“Dështon” projekti i fundit i aktorit me origjinë shqiptare

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Aktori turk që në fakt është me origjinë nga Shqipëria,  Can Yaman, u bë akoma më i famshëm me rolin e tij si protagonist në  serialin “Erkenci kus”. Fama e tij kaloi kufijtë e Turqisë duke u bërë i famshëm në shumë shtete të botës.

Sot ai është një ndër aktorët më të paguar dhe i cilësuar si një ndër meshkujt më simpatik të kinematografisë. Angazhimet e tij të fundit ishin me serialin “Bay Yanlis”, ku luan krah Ozge Gurel, me të cilën ka luajtur edhe në “Dolunay”.

Mirëpo është konfirmuar se seriali i Can Yaman do të japë finalen këtë të premte në serinë e 14-të. Ky lajm i cili i ka mërzitur fansat, të cilët janë edhe përtej Turqisë. Ky vendim ka ardhur si shkak i shikueshmërisë së ulët në Turqi edhe pse fansat e huaj e kanë ndjekur shumë këtë serial.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!