Kanali amerikan “Lifetime” mbrëmjen e djeshme ka bërë zyrtare rinovimin e serialit të Marc Cherryt dhe me producente bukuroshen dhe aktoren e suksesshme të “Desperate Houseëives”, Eva Longoria, “Devious Maids” ose siç njihet suksesshëm edhe në vendin tonë si “Shërbyese të Djallzuara”.
Episodi i fundit i sezonit të dytë u mbyll me martesën e Rosyt, ku perfundoi me një tragjedi, njëra nga vajzat u plagos. Enigma pritet të zbulohet në sezonin e tretë se çfarë do të ndodh, i cili vjen në transmetim në kanalin amerikan “Lifetime”, duke filluar nga muaji prill i vitit 2015.
Në Shqipëri ky serial është transmetuar në ekranin e “Vizion Plus”, çdo të hënë në prime time dhe ka korrur një sukses të konsiderueshëm, duke thithur një audiencë konstane. Janë transmetuar të dy sezonet e para dhe patjetër edhe sezoni i radhës, i cili tashmë është zyrtarizuar.
IMA / S. Dema








