Që përpara dy vitesh tashmë, në Info Media Albania jeni njoftuar për një kanal të ri televiziv, i cili pritej të fillonte transmetimet. Sot ju njoftojmë se “Dita TV” është gati – gati për të startuar transmetimet e tij zyrtar.
“Dita TV” do të jetë një organ televiziv i gazetës “Dita”, i cili ka shumë kohë që përflitet. Akoma nuk ka detaje se kur do të nisë transmetimin, por njoftohet se “Dita TV” është në kërkim të stafit të tij të gazetarëve e punëtorëve të tjerë për të ndërtuar strukturën e përgjithshme të televizionit.
Flitet se ky kanal i ri televiziv do të marrë frekuencën UHF të “Shijak Televizion”, megjithatë kjo mbetët akoma në formën e thashethemit. Padyshim që në ditët dhe javët në vazhdim do të ketë detaje konkrete të zyrtarizimit. Gjithmonë sipas burimit tonë, bëhet me dije se “Dita TV” do të jetë një konkurent i denjë i kanaleve kryesore në vend, mirëpo për t’a vërtetuar sigurisht duhet të presim transmetimin zyrtar të tij.
Kujtojmë se rreth një vit e gjysëm më parë, tregut televiziv shqiptar iu shtua edhe “Agon Channel” dhe gjatë kësaj kohe përparimi në sukses dhe audiencë ka qenë i kënaqshëm. Gjithashtu edhe “MAD TV”, që për fare pak kohë renditet si kanali më i mirë muzikor në vend.
IMA / S. Dema








